LAJMI I FUNDIT:

Oferta nga jashtë për yllin e Prishtinës, Meriton Korenica

Oferta nga jashtë për yllin e Prishtinës, Meriton Korenica

Që prej transferimit të tij te Prishtina, Meriton Korenica ka qenë një prej lojtarëve kyç të skuadrës më të titulluar në vend.

Me talentin e tij, ndihmoi kryeqytetasit që të shpallen nën-kampion të IPKO Superligës, në sezonin 2018/19.

Meriton Korenica, ishte shpërthyes sidomos në fazën përmbyllëse të elitës, duke qenë prej më meritorëve pse Prishtina mbajti gjallë ëndrrën për ta rikthyer titullin në kryeqytet pas 6 vjetësh.


Edhe pse nuk ia doli, klubi nga kryeqyteti morri pjesë në Ligën e Europës për herë të tretë rresht duke e përfaqësuar shtetin tonë në arenën ndërkombëtare.

Edhe në edicionin e sivjetmë në elitë, Korenica ka shfaqur formë të lartë. Si rrjedhojë, interesimi për të nuk ka munguar si nga klubet vendore e në rajon, ashtu edhe nga Europa.

Burime të RTV Dukagjinit pranë lojtarit kanë konfirmuar interesimin e disa skuadrave elitare në Zvicër, Gjermani, Hungari e Rumani, për futbollistin nga Rahoveci.

Kohëve të fundit shumë futbollistë vendor kanë arritur të depërtojnë në arenën ndërkombëtare.

Si duket, Meriton Korenica, do të jetë lojtari i radhës që me shumë gjasë do ta shohim në Europë, duke shfaqur aftësitë e tij të jashtëzakonshme futbollistike.

Korenica në të kaluarën ka qenë pjesë e Rahovecit, Lirisë e Shkëndisë së Tetovës në Maqedoni. 21-vjeçari, ishte pjesë edhe e grupmoshave të Kosovës ku arriti të deportoi deri të Kombëtarja U-21./RTV Dukagjini/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Mourinho ‘shpërfill’ Guardiolën dhe Fergusonin kur emëron trajnerin më të madh të Ligës Premier

Mourinho ‘shpërfill’ Guardiolën dhe Fergusonin kur emëron trajnerin më të madh të Ligës Premier

Premier League
Real Madridi interesohet për transferimin e sensacionit anglez të Bundesligës

Real Madridi interesohet për transferimin e sensacionit anglez të Bundesligës

La Liga
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Kalo në kategori