Rivitalizimi i Kalasë, zhvillimi i Metalurgjikut dhe Automotoparku është oferta e mazhorancës qeverisëse për qytetarët e Elbasanit në zgjedhjet e 11 majit.
Kryeministri Rama prezantoi personalisht idenë për transformimin e Metalurgjikut në një park industrial.
“Qëllimi është të hyjmë në një fazë të re në transformimin e kombinatit apo, më saktë, territorit të Kombinatit Metalurgjik. Ky park duhet të jetë një destinacion për të gjithë dhe, së bashku me Automotoparkun, duhet të bëhet pika që do të bashkojë Tiranën dhe Elbasanin, duke e bërë Elbasanin pjesë të metropolit të Shqipërisë në dekadat e ardhshme”, tha Rama.
Përveç përfshirjes së shtetit në këtë plan zhvillimi, nëpërmjet Korporatës Shqiptare të Investimeve, Kryeministri Rama kërkoi që parku të jetë një mundësi investimi për të gjithë.
“Korporata Shqiptare e Investimeve, AIC, do të jetë pjesë e këtij projekti, sepse patjetër që për gjithçka që u prezantua këtu në mënyrë shumë të përgjithshme, do të jetë shumë e rëndësishme që edhe pala shtetërore, përmes instrumenteve të veta, të jetë e pranishme dhe të planifikojë edhe pjesën e vet të investimeve”, tha Rama.
Ministri për Pushtetin Vendor, njëkohësisht edhe drejtuesi politik i Elbasanit, shpjegoi objektivin për Parkun Metalurgjik. “Edhe pse është në fazën e përgatitjes së terrenit, qeveria premton se brenda vitit 2030 në Automotoparkun e Elbasanit do të mbahet gara e F1”, tha Arbjan Mazniku, Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor.
“Një tjetër projekt, përmes të cilit qeveria synon të ndikojë në zhvillimin e Elbasanit, është ai i Automotoparkut, që, përveçse një cirkuit garash, do të shërbejë edhe si qendër trajnimi për sigurinë rrugore”, shtoi Rama
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Familja Muçiqi fal gjakun pas aksidentit tragjik në Fushë Kosovë

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Ushtarë amerikanë të KFOR-it zhvillojnë trajnim me mitralozë në Gjakovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani