Fuqia ekonomike e Kosovës, buxheti i saj është i lidhur drejtpërdrejt me mënyrën se si menaxhohen tatimet e bizneseve, më saktësisht se si grumbullohen ato.
Që nga dalja në treg e Arkave Fiskale, ky menaxhim ka qenë shumë më i lehtë për institucionet përkatëse. Me blerjen, instalimin dhe operimin me Arkë Fiskale, bizneset kanë legjitimuar operimin e tyre dhe në të njëjtën kohë, kanë pamundësuar evazionin fiskal.
Megjithatë, një pjesë e vogël e tyre kanë vazhduar të punojnë pa respektuar rregullat fiskale dhe kësisoj pa i kryer obligimet tatimore, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit miliona euro humbje.
Me kalimin e viteve dhe me rritjen e konkurrencës në treg, operatorët ekonomik për shitjen e arkave fiskale, kanë prodhuar oferta nga më të ndryshmet.
Përgjatë muajve të kaluar, me qëllim të rritjes së dinamikës, Ministria e Financave ka kërkuar nga operatorët ekzistues që të ofertojnë me çmime të arsyeshme për arka fiskale, në mënyrë që të përfundojë i gjithë procesi i fiskalizimit.
Pas këtyre takimeve me Ministrinë e Financave, Operatori Enternet SH.P.K., është i pari nga operatorët në vend që ka dalë me ofertë të re në treg, ku për vetëm 9.99 euro në muaj bizneset do të pajisen me arkë fiskale, por jo vetëm me arkë fiskale, në çmimin prej 9.99 euro për muaj janë të përfshira:
– Arka fiskale
– Abonimi për 4 vite
– Kontrolli teknik për 4 vite.
Pra, që nga 1 Shtatori 2021 posedimi dhe mirëmbajtja e saj është më lirë se kurdoherë më parë, vetëm 9.99 euro në muaj.
Ky është rasti, që të parandaloni çdo ndëshkim nga Administrata Tatimore dhe për më tepër të operoni duke respektuar shtetin Tuaj!
Nëse deri me tani vetëm për mirëmbajtje vjetore bizneset kanë paguar nga 7.10 euro në muaj, nga tash për 9.99 euro bizneset do të kenë: Arkën fiskale, garancionin e prodhuesit, abonimin dhe kontrollin e rregullt teknik. Kjo kosto, i mundëson secilit biznes (të gjitha kategorive) në vend ta përmbushin obligimin për fiskalizim.
Oferta prej 9.99 euro nga operatorët ekonomik që janë të licencuar për shitjen e arkave fiskale, është hap i nevojshëm që ua mundëson bizneseve përmbylljen e procesit të fiskalizimit me koston më të lirë në treg. Tani i takon Administratës Tatimore t’i monitorojë dhe kontrollojë bizneset në këtë proces, veçmas kur dihet që në Kosovë me mijëra biznese funksionojnë, pa respektuar asnjë obligim ligjor dhe fiskal!
Pasi që tashme janë bërë të gjitha investimet dhe përgatitjet e nevojshme nga ana e ATK-së për lëshimin në punë te sistemit me të avancuar të menaxhimit të arkave edhe Enternet do të prezantojë produkte të certifikuara me teknologjinë me të re “On demand – Online”, teknologji inovative në lëminë e arkave fiskale në terë rajonin dhe me gjerë, të certifikuara nga organet kompetente, në përputhje të plotë me kërkesat ligjore dhe specifikat teknike dhe funksionale.
Shumë shpejt Enternet do të lansojë edhe marrëveshjen me një nga operatorët bankar, që do t’u mundësojnë bizneseve blerjen e arkave përmes kësteve bankare për 48 muaj, një hap tjetër ky drejt lehtësimit në operimin e tyre në treg.
Me këtë çmim dhe me shërbimet e përfshira në të, për bizneset kosovare mund të ketë sfida të ndryshme drejt zhvillimit dhe rritjes, por në asnjë rrethanë fiskalizimi nuk do të jetë pengesë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”
Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!
Telegrafi Jobs: Vendi ku fillon suksesi juaj
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë
Pro Transport - Partneri juaj për transport të sigurt dhe efikas!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit