OEMVP: Rebalanci i buxhetit vazhdon të jetë gjithmonë në dëm të investimeve kapitale

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri- Perëndimore duke i ndjekur nga afër ngjarjet ekonomike dhe politike në vend shpreh shqetësimet e saja për propozimin e fundit qeveritar për rebalancin e buxhetit, i cili sipas vlerësimeve të OEMVP vazhdon të jetë gjithmonë në dëm të investimeve kapitale, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Këtë epilog të ngjarjeve OEMVP e ka paralajmëruar që në fund të vitit të kaluar dhe shqetësimet tona për fat të keq u bënë realitet, u bë rebalanci i buxhetit dhe pritjet e rritjes ekonomike nuk kaluan më shumë se 2 %.
Nuk është vetëm kriza politika e kësaj periudhe që ndikon në rebalancin e buxhetit, por kjo flet me tepër, për planifikim të mbivlerësuar të buxhetit nga ana e pushtetit disa vite me radhë, sepse mbi 8 vite ne kemi rebalanc të buxhetit. Zëri buxhetor i cili më së lehti mundë të shkurtohet dhe mos të ketë trazira sociale është vlera e investimeve kapitale të cilat reduktohen çdo vit.
Me rebalancin investimet kapitale zvogëlohen për 10% ose për 45 milion euro që nuk nënkupton se për këtë vlerë ekonomia e vendit do të qarkullojë më pak, por duhet marrë në konsideratë se këto investime kapitale kanë një multiplikatorë me koeficient në mes 0,7 dhe 1,1 ku vlera e cila do të injektohej në ekonomi do të ishte së paku 76,5 milion euro.
“Tatimin e shtuar” e paguan sektori i biznesit, sepse ata humbin në njërën anë nga ulja e Prodhimit Bruto Vendor dhe nga ana tjetër nga zmadhimi i deficitit buxhetor.
Trend shqetësues paraqet edhe rritja e normës së borxhit publik, sepse i njëjti aspak nuk korrespondon në projektet zhvillimore ekonomike por për projekte jofitimprurëse si Shkupi 2014 edhe shumë investime të ngjashme me shuma marramendëse. Kjo ecuri e kreditimit të shtetit për një afat shumë të shkurtër kohorë do të arrijë nivelin e borxhit publik në 50% në raport me PBV që do të ishte fatale për vendin tonë sepse do të kemi vështirësi edhe në shërbimin e borxheve sepse rritja PBV nuk korrespondon me rritjen e borxhit.
Me rebalancin kemi reduktim të buxhetit edhe në dy sektor me rëndësi jetike për vendin, në shëndetësi ku nuk mund të tolerohet sepse ajo është ministria të cilës më së paku mund ti shkurtohet buxheti pasi që në pyetje është shëndeti dhe jeta e qenies njeri. Njashtu në bujqësi si sektorë shumë i rëndësishëm për ekonominë e vendit, por si çdo herë kemi rritje të vlerës së transfereve sociale dhe e cila më çdo vit rritet me qëllim të mbajtjes së rendit shoqërorë.
Ngjarjet e fundit në Bashkimin Evropian dukshëm do të ndikojnë në këmbimin tregtarë në periudhën e ardhshme e cila edhe më tepër do të vështirësojë ekonominë e vendit. Është koha që Maqedonia fokusin e saj ta drejtoj nga bizneset e vendit sepse ato edhe në kohërat më të vështira i ngelin besnik vendit dhe e mbushin arkën shtetërore dhe punësojnë pjesën më të madhe të fuqisë punëtore në vend” thuhet në njoftimin e OEMVP./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët