OEMVP: Kërkojmë që platforma jonë ekonomike të përfshihet në programin e qeverisë së re

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) realizoi takim me partinë politike Aleanca për Shqiptarët, e kryesuar nga Ziadin Sela. Nga OEMVP thonë se takimet me partitë politike janë shndërruar në traditë institucionale dhe paraqesin mundësi për ta prezantuar misionin Odës e që është korrigjimi i politikave makro-ekonomike.
“Në këto takime prezantohet Platforma për zhvillim ekonomik të Maqedonisë së Veriut e përdatitur nga OEMVP-ja, që përfshin propozim politika prioritare në formë të masave, të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit. Ajo udhëhiqet nga parimet bazë mbi të cilat do të ndërtohet bashkëpunim i ndërsjellë mes komunitetit të biznesit dhe aktorëve politik”.
“Në kuadër të kesaj Platforme ekonomike nga OEMVP-ja, janë të përfshira edhe këndvështrimet dhe problemet me të cilat ballafaqohen bizneset si dhe mundësitë e tejkalimit të tyre. Qëllimi i kësaj platforme ekonomike është që të prezantojë vizionin, qëndrimet si dhe masat e OEMVP-së që të njëjtat të përfshihen në programin e qeverisë së re”, thonë nga OEMVP.
Ata shtojnë se kryetari Nebi Hoxha theksoi që bashkëpunimi me partitë politike në vend është shumë i rëndësishëm për krijimin e kushteve të volitshme të të bërit biznes në vend, pasi që është shumë e rëndësishme që të dëgjohet zëri i bizneseve dhe kërkesat e tyre të merren parasysh nga institucionet relevante në vend.
“Partive politike ju indentifikojmë problemet dhe japim zgjidhjet në formë të masave konkrete e gjithë kjo me qëllim të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. Sela nga Aleanca per Shqiptarët theksoi që e përshëndet iniciativën e OEMVP-së për të prezantuar Platformën, pasi bizneset janë gjenerues të të mirave materiale për shoqërinë si dhe për hapjen e vendeve të reja të punës”, thuhet në njoftimin e OEMVP-së.
Ata shtojnë se takimet me të gjitha partitë politike dëshmojnë se OEMVP është parimore në qasjen e saj dhe se çdo subjekt që mund dhe është i interesuar të kontribuon në zhvillimin ekonomik të vendit do të gjejë partneritet në OEMVP./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë