LAJMI I FUNDIT:

OEMVP: Është pranuar kërkesa jonë, kufizohet marzha maksimale për distributorët e energjisë elektrike

OEMVP: Është pranuar kërkesa jonë, kufizohet marzha maksimale për distributorët e energjisë elektrike

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore njofton se kërkesa e tyre për përcaktimin-kufizimin e marzhës fikse maksimale për distributorët e energjisë elektrike drejtuar ministrisë së Ekonomisë, u pranua sot në seancën qeveritare u miratua.

“Më 25.08.2022, OEMVP dërgoi propozim masat deri tek ministria e Ekonomisë për tejkalimin apo zbutjen e krizës energjetike. Në atë shkresë OEMVP adresoi 11 propozime, ndër të cilat ishte edhe kjo e fundit e cila sot kaloi në seancën qeveritare”.

“Përpjekjet e OEMVP-së vazhdojnë të zënë vend në krijimin e politikave makroekonomike, dhe si e tillë Oda vazhdon të mbrojë biznesin dhe ekonominë në përgjithësi, kështu duke i adresuar në kohë vërejtjet dhe kërkesat e anëtarësisë së saj”, thonë nga OEMVP.


Ndryshe, Qeveria në seancën e sotme miratoi ka pranuar sot dy propozime të Ministrisë së Ekonomisë, përmes të cilave synohet t’u dilet në ndihmë kompanive sa i përket furnizimit me energji elektrike në këtë kohë të krizës energjetike.

“Morëm vendim që tu dalim në ndihmë kompanive që janë në tregun e lirë, sa i përket furnizimit me energji elektrike dhe definuam marzhën të cilën ata mund ta implementojnë në momentin që bëjnë kontrata për furnizim me energji elektrike e cila nuk mund të jetë më shumë se 10 përqind, duke u referuar në çmimin e bursës HUPX (Hupex) e cila është bursë referente për Republikën e Maqedonisë së Veriut sa i përket energjisë elektrike”, deklaroi Kreshnik Bekteshi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori