Komuniteti i biznesit po kundërshton fuqishëm çdo ide që barrën e shtrenjtimit të energjisë elektrike ta mbajnë ata. Oda Ekonomike e Kosovës është kundër propozimit të Ministrisë së Financave duke thënë se shtrenjtimi do të ketë pasoja të pariparueshme. Kreu i OEK, Berat Rukiqi, thotë se me rritjen e tarifave për ta, shumë biznese do të kishin fatin e “Ferronikelit”.
OEK nuk ka dërguar asnjë koment në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për strukturën e re të tarifave të energjisë, por Berat Rukiqi tërheq vërejtjen se nëse ZRrE-ja merr vendim për shtrenjtim të energjisë elektrike për bizneset, kjo do ta rendonte tej mase veprimtarinë e tyre.
Rukiqi deklaroi se në asnjë mënyrë nuk do të pranojnë shtrenjtim të energjisë elektrike, pasi një gjë e tillë, sipas tij, do të çonte shumë biznese drejt falimentimit.
“Jo, absolutisht dhe do ta kundërshtojmë fuqishëm nëse ka rritje të çmimit të rrymës për bizneset. Një pjesë e mirë e bizneseve nuk do të kenë rrugëdalje përveç mbylljes nëse ndodhë rritja me bllok tarifa. Ne kemi luftuar shumë për të larguar bllok tarifën për bizneset, atëherë kur është larguar, pasi që ka qenë e dëmshme për konkurreshmërinë e bizneseve. Dhe krijimi i bllok tarifës për bizneset është vendim që shumë biznese do t’i dërgonte drejt mbylljes. Por, fatmirësisht me propozimin e ZRrE-së nuk është paraparë rritje e tarifës për bizneset”, thekson ai.
Rukiqi, në një intervistë për KosovaPress, ka treguar arsyet pse nuk kanë dërguar propozim-komente në ZRrE për strukturën e re të tarifave për energjinë elektrike.
Ai foli edhe për pasojat që mund t’i kenë punëtorët e sektorit privat nëse ndodhë ngritja e tarifave të energjisë elektrike për bizneset.
“Ne nuk kemi dërguar (propozime) për shkak se propozimi i ZRrE-së nuk ka paraparë një gjë të tillë. Ne i kishim dërguar nëse e kishin paraparë. Pra, nuk është që na ka prek dhe në këtë rast propozimi i ZRrE-së nuk na ka bërë palë të interesit për shkak se nuk ka propozuar ndonjë implikim për bizneset. OJQ-të dhe ministritë kanë të drejtë. Por, nuk është dukur i arsyeshëm as propozimi i Ministrisë së Financave, e as propozimi INDEP-it që të ketë rritje të çmimit për bizneset. Për këtë duhet të maten efektet që janë te bizneset. Nëse një biznes mbyllet, ata punëtorë të sektorit privat e humbin vendin e punës, e nuk mund ta paguajnë (energjinë), as me të lirë e as me të shtrenjtë. Ky është efekt imediat, e them këtë me plotë bindje për shkak se margjinat e operimit te bizneset janë rritur edhe kostot e tjera. Po ashtu ka pasur vazhdimisht edhe efekte të pandemisë, nëse ia kishim shtuar bizneseve edhe rritjen çmimeve të energjisë elektrike kjo do të ishte me pasoja të të pariparueshme ku shumë prej tyre do t’i detyronte të ndërprenë aktivitetin biznesor qysh na ka ndodhur me rastin e ‘Feronikelit’”, thotë ai.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati i kishte propozuar që barra e shtrenjtimit të energjisë elektrike të bartet edhe tek bizneset.
Ndër të tjera, kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Rukiqi deklaroi se viti 2022 do të jetë i vështirë në aspektin ekonomik, teksa thekson se rimëkëmbja ekonomike po cenohet nga dy faktorë.
“Tani rimëkëmbja po cenohet nga dy faktorë. Faktori i parë është rritja e çmimeve dhe jo stabiliteti zinxhirë i furnizimit, edhe faktori i dytë është paparashikueshmëria. Vazhdimisht po ka masa sikur këto të fundit tek të cilat i kemi konsideruar që janë drastike me orën policore, me kufizimet e orareve dhe të lëvizjes së punëtorëve… Vazhdoj të insistoj që nuk do të jetë vit (2022) i lehtë pasi që me shumë paparashikueshmëri është mbyllë viti 2021… Çrregullimet në tregjet globale, elementet gjeopolitike, një konflikt në periferinë e Evropës nuk e bënë me të lehtë për askënd. Do të ketë efekte në ekonominë globale, dhe inflacioni që i ka kaluar kufijtë e pritshëm në nivel global do ta bëjë edhe për neve sigurisht më të vështirë këtë vit. Prandaj, institucionet e vendit, qeveria dhe parlamenti të nxjerrin vendime me fokus ruajtjen e sektorit privat”, thotë ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët