Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ishte nikoqire e konsullës së përgjithshme së Kosovës në Nju Jork, Teuta Sahatqija, me të cilën u bisedua për koordinimin e përpjekjeve ndërinstitucionale me qëllim të promovimit të mundësive për investime në Kosovë dhe rritjes së bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sahatqija tha se pas realizimit të suksesshëm të aktivitetit të përbashkët për promovimin e verërave të Kosovës në dhjetor të vitit të kaluar në Nju Jork, ku morri pjesë edhe ambasadorja e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Nickey Haley, duhet të vazhdohet me aktivitete të tjera të cilat kanë për synim sigurimin e partneriteteve për bizneset kosovare në SHBA. Ajo foli në veçanti për mundësitë e shumta që ekzistojnë për kompanitë kosovare nga fusha e teknologjisë së informacionit, në aspekt të kontraktimit të proceseve afariste.
Drejtori ekzekutiv i OEAK-ut, Arian Zeka, tha se përpjekjet institucionale për tërheqjen e investimeve amerikane në Kosovë, duhet të jenë të bashkërenduara dhe më të targetuara për biznese specifike amerikane të cilat kanë mundësi për zgjerim të biznesit në Kosovë. Ai ofroi përkrahje Konzullatës së Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork për koordinimin e aktiviteteve promovuese të cilat do të mbaheshin përgjatë vitit në Nju Jork e të cilat do të kishin në fokus audienca më të targetuara të biznesee dhe palëve të tjera të interesit, përfshirë këtu edhe autoritetet shtetërore amerikane, si dhe institucionet financiare amerikane e ndërkombëtare.
Bashkëbiseduesit u dakorduan për përpilimin e një plani të detajuar të punës për të gjitha aktivitetet e mundshme, në të cilin do të përfshiheshin edhe organizata të tjera që mbështesin aktivitetet e inovacionit dhe ndërmarrësisë si Qendra e Inovacionit e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, Shtëpia Botuese ”Dukagjini” dhuron libra për Universitetin e Prishtinës

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës