Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) u pritën sot në takim nga kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri Haki Abazi.
Kryetari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovë, Skënder Krasniqi uroi kryeministrin Kurti për pozitën dhe informoi për problemet dhe zgjidhjet që OAK ka identifikuar.
Krasniqi theksoi që ndër problemet kryesore me të cilat bizneset po përballen kanë të bëjnë me mungesën e harmonizimit të ligjeve, gjë e cila po bënë që shumë shpesh nenet e një ligji të jenë në kundërshtim me ligje tjera që po krijon paqartësi.
“Me këtë çështje po përballen sidomos bizneset e sektorit minerar, tek të cilët udhëzimeve administrative po u jepet primati ndaj ligjeve”, tha ai, njofton Telegrafi.
Gjithashtu, Krasniqi shtoi se ndryshimi i Ligjit të Punës dhe rregullimi i çështjes së pushimit të lehonisë, ashtu që barra e saj të merret përsipër nga shteti, do të ndikojnë në rritje të punësimit të femrave në vend.
Ndër të tjera, Krasniqi veçoi që Ligji për Tregti të Brendshme, Ligji për Falimentim, Gjykata Ekonomike dhe oferta e të bërit biznes janë disa nga mungesat kryesore, krijimi i së cilave do të lehtësonte funksionimin e bizneseve dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Nënkryetari i bordit, Arsim Selmonmusaj dhe sekretari i bordit, Diamant Elshani theksuan fuqinë e odës e cila është e varur 100% nga anëtarësia e bizneseve dhe është një shtyllë e përkrahjes së bizneseve, prej së cilës Qeveria mund të përfitojë shumë.
Anëtari i bordit Hysni Zogaj theksoi që agjencitë e pavarura si KPMM, AVUK, Agjencia e Pyjeve e të ngjashme të kalojnë në mbikëqyrje të ministrive përkatëse, pasi që janë shtyllat kryesore të zhvillimit të vendit.
Kryeministri Kurti falënderoi OAK-në për takimin duke e konsideruar si shumë konstruktiv dhe theksoi q ë këto informata do t’i shërbejnë platformës së zhvillimit ekonomik.
Sipas një komunikate, OAK dhe kryeministri u dakorduan për vazhdimin e takimeve dhe me këtë rast kryeministri pranoi ftesën për takimin e radhës që do të organizohet nga Oda e Afarizmit të Kosovë në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës.
OAK me këtë rast dhuroi edhe disa prodhime vendore të përgatitura nga bizneset anëtare në OAK.
Në këtë takim Oda e Afarizmit të Kosovës u përfaqësua nga: kryetari i bordit Skënder Krasniqi, nënkryetari i bordit Arsim Selmonmusaj, anëtarët e bordit Hamdi Malushaj, Hysni Zogaj dhe Diamant Elshani, koordinatorja Qëndresa Ibrahimi dhe zyrtarja Mirjeta Shala.
Ndërsa, Zyra e Kryeministrit u përfaqësua nga kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, zëvendëskryeministri i dytë, Haki Abazi dhe asistentja Vale Gjonbalaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/005e6888-0d4b-4aea-a002-73c4f4407290-1-780x439.jpg)
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![EXFIS fiton kontrata me NATO në vlerë prej 1.87 miliardë euro](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/08/EXFIS780x439-780x439.jpg)
EXFIS fiton kontrata me NATO në vlerë prej 1.87 miliardë euro
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht