Odat Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Kosovës kërkojnë kushte më të mira për të bërë biznes

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) sot në Shkup ka organizuar manifestim rajonal, në të cilin u diskutua për lidhjen tregtare në mes bizneseve në Maqedoninë e Veriut, Shqipërisë dhe Kosovës.
Në këtë aktivitet pjesëmarrës ishin përfaqësues të bizneseve të ndryshme nga këto vende, si dhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, kryeministri Zoran Zaev, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, kryetari i OEMVP-së Nebi Hoxha, dhe përfaqësuesi i USAID-it në vend, Erik Janovski. njofton Telegrafi Maqedoni.
Talat Xhaferi tha se deputetët në vend gjithmonë me shumicë absolute do të mbështesin zgjidhjet ligjore, të cilat lehtësojnë tregtinë e bizneseve në mes tre shteteve.
“Unë në cilësinë e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe në emër të deputetëve, mund të premtoj se ratifikimet e marrëveshjeve që i lidh Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si edhe deri tani, do të vazhdojnë edhe më tutje të votohen si edhe çdoherë, unanimisht dhe shpejtë, sepse politika, mbështetja në kornizat ligjore që i votojnë deputetët, janë përkrahësi dhe inkurajuesi më i nevojshëm i biznesit dhe kur është në fjalë përmirësimi i cilësisë së jetës së qytetarëve tanë, zhvillimi i biznesit të kompanive tona dhe depërtimi në tregjet e jashtme, biznesi nuk guxon të hasë në pengesa, në paragjykime anakrone, rruga dhe truri duhet të jenë të hapur dhe pa pengesa, qofshin ato reale apo të trilluara”, tha mes tjerash Xhaferi.
Ai tha se Kuvendi si institucion do të jetë çdo herë i hapur për të dëgjuar kritikat, sugjerimet dhe këshillat e OEMVP-së.
Edhe kryeministri Zoran Zaev theksoi se qeveria e tij është e angazhuar për të lehtësuar bashkëpunimin e bizneseve në mes Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Kosovës.
“Biznesi, bashkëpunimi afarist dhe bashkëpunimi ekonomik janë me rëndësi nëse duam që shtetet të na ecin përpara, ndërsa populli të jetë i lumtur dhe të rinjtë t’i mbajmë këtu. Tri vendet tona, RMV-ja, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës kanë bashkëpunim të shkëlqyer para së gjithash në planin politik por edhe në planin afarist”.
“Qytetarët i kemi të lidhur në mënyrë farefisnore dhe miqësore, por potencialet për bashkëpunimin tonë ekonomik janë më të mëdha nga ajo që sot kemi. Si qeveri jemi të fokusuar të ndërtojmë infrastrukturë më të mirë dhe t’i përmirësojmë procedurat administrative mes vendeve tona sa më shumë, të ndajmë përvojat me njëri tjetrin dhe të krijojmë atmosferë për të gjithë afaristët e këtij rajoni që të mund të bashkëpunoni, të investoni dhe të ndjeheni sikur në shtëpi”, tha mes tjerash Zaev.
Ai e përmendi edhe çështjen e asfaltimit të rrugës Shkup-Bllacë me gjatësi prej rreth 20 kilometrave, projekt për të cilin tha pritet të përfundohet në vitin 2023.
Ndërsa ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, në fjalimin e tij tha se qeveria dhe veçanërisht ministria që ai e drejton, janë të angazhuar për të thelluar bashkëpunimin mes bashkësisë së bizneseve në të tre vendet.
Ai deklaroi se gjatë ditës së djeshme ka qëndruar për vizitë zyrtare në Tiranë, ku me homologët e tij ka arritur marrëveshje për hapjen e “One Stop Shop” (pikë e përbashkët për kontrolle kufitare), projekt që tashmë është realizuar në kalimin kufitar Bllacë, në kufi me Serbinë.
Gjatë këtij evenimenti të organizuar nga OEMVP, i cili ishte titulluar “Regional B2B event”, u mbajtën edhe panel diskutimesh, në të cilin pjesëmarrës ishin udhëheqësit e Odave Ekonomike dhe Doganave të të tre vendeve.
Në këto diskutime pati kritika për politikat e institucioneve përgjegjëse, për të cilat u tha se nuk bëjnë mjaftueshëm për të lehtësuar këmbimin tregtar mes Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Kosovës.
Drejtori i OEMVP-së Drilon Iseni tha se ky aktivitet do të bëhet tradicional dhe vitet e ardhshme do të ftohen përfaqësues të bizneseve dhe institucioneve nga vendet tjera të rajonit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Moti në Kosovë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Vodhi shtatë vetura luksoze me vlerë 400 mijë euro, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë