LAJMI I FUNDIT:

Oda Ndërtimore pranë LOE: Shpenzimet e larta do t’i shtrenjtojnë banesat

Oda Ndërtimore pranë LOE: Shpenzimet e larta do t’i shtrenjtojnë banesat

Çmime më të larta të banesave në periudhën e ardhshme për shkak të rritjes së vazhdueshme të shpenzimeve për materiale ndërtimore dhe për të punësuarit, pret Oda Ndërtimore pranë Lidhjes së Odave Ekonomike (LOE).

“Nëse dëshirojmë, ndërsa duhet të ndërtojmë banesa cilësore, është fakt se çmimi do të rritet, ndërsa sa do të jetë përqindja do të tregojë tregu dhe ky është realiteti, tha sot në konferencën për shtyp Ivica Jaqimovski, kryetar i Odës Ndërtimore pranë LOE-së.

Siç potencoi, rritja e vazhdueshme e shpenzimeve për materiale ndërtimore dhe për të punësuarit në kompanitë ndërtimore, e dikton edhe rritjen e çmimit të banesave cilësore dhe në periudhën e ardhshme nuk do të mundet të ofrohet ndërtim cilësor me çmime më të ulëta.


Të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikës, theksoi Jaqimovski, e konfirmojnë gjendjen dhe tregojnë se shpenzimet në ndërtimtari për objekte të reja për banim individual në tremujorin e katërt të vitit të kaluar në krahasim me tremujorin e njëjtë nga viti 2017 janë më të larta për 5,9 për qind, shpenzimet për materiale janë rritur për 3,2 për qind, ndërsa për të punësuarit për 13 për qind.

Rritja e shpenzimeve është rezultat i rritjes së çmimit të energjensëve dhe transportit dhe për materialet të cilat importohen dhe për ata nga prodhimtaria shtëpiake. “Nëse në vitet e kaluara, duke përjashtuar dy të fundit në pjesën e ndërtimit të lartë kishte vazhdimësi dhe stabilitet, në kushtet e tanishme të pasigurisë juridike investitorët nuk kanë mundësi që të investojnë. Ajo që mund të presim në periudhën e ardhshme është se nuk do të mundet të ofrohet ndërtim cilësor me çmime më të ulëta, sepse rritja e shpenzimeve e dikton edhe rritjen e çmimit të banesave cilësore, tha presidenti i Odës Ekonomike.

Ai përkujtoi edhe se viti i kaluar ishte një nga më të këqijtë për ndërtimtarinë, sektor nga zhvillimi afatgjatë i të cilit varet rritja e 26 degëve ekonomike dhe të të gjithë ekonomisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori