LAJMI I FUNDIT:

21 milionë euro eksport dhe 152 milionë euro import nga Gjermania për tre muaj – këto janë produktet më të eksportuara

21 milionë euro eksport dhe 152 milionë euro import nga Gjermania për tre muaj – këto janë produktet më të eksportuara

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ka publikuar të dhënat e përpunuara prej raporteve të Bankës Qendrore të Kosovës dhe Doganës së Kosovës për tremujorin e parë të vitit 2023, në raportin e tregtisë së jashtme me Gjermaninë.

Eksporti në periudhën janar-mars 2023 ka arritur vlerën e rreth 21 milionë eurove, që ka pjesëmarrje prej 9.8% në eksportin e përgjithshëm të vendit.

Produktet më të eksportuara nga Kosova drejt Gjermanisë kanë qenë: Dyer dhe Dritare, Materiale ndërtimi prej plastikës dhe Kasaforta të blinduara apo të përforcuara.


Në anën tjetër është vërejtur një vlerë shumë më e madhe e importit nga Gjermania, në lartësinë e rreth 152 milionë eurove, që përbën 7.8% të gjithë importit në vend.

“Produktet më të eksportuara nga Gjermania në drejtim të Kosovës kanë qenë veturat. Më pas vijnë shufrat, shkopinjtë apo profilet prej polimereve të vinil kloridit dhe në fund vijnë cigaret që përmbajnë duhan”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Botë
Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias  - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Botë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Kalo në kategori