Në ditët që po shënojnë fundin e vitit 2018, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) shpreh shqetësimet e saj lidhur me nivelin e dobët të dialogut institucional dhe formal ndërmjet sektorit publik dhe privat, ndërlidhjen e politikës me raportet ekonomike dhe tregtare, si dhe ndërhyrjen e shpeshtë të institucioneve dhe zyrtarëve qeveritarë në sektorin privat.
Oda beson se tregtia e lirë është një faktor i rëndësishëm në të mundësuarit e rritjes ekonomike përmes efikasitetit dhe inovacionit të shtuar, mundësive të eksportit si dhe cilësisë më të lartë dhe mallrave me çmime më të ulëta për konsumatorët, prandaj çfarëdo vendimi për vendosjen e barrierave jotarifore dhe tarifore jashtë frymës dhe zotimeve në kontekst të marrëveshjeve për tregti të lirë, si dhe zotimeve që vendi ka ndërmarrë për avancimin e rrugës së integrimit evropian, pavarësisht argumenteve që arsyetojnë veprimet e tilla.
“Oda Ekonomike Amerikane është e vetëdijshme për vështirësitë në lëvizjen e mallrave për kompanitë e Kosovës përmes barrierave jotarifore që shtetet anëtare të CEFTA-së i vendosin, megjithatë, Oda Ekonomike Amerikane beson se Marrëveshja përmban dispozita për zgjidhjen e kontesteve që mund të vihen në përdorim për një tregti të papenguar ndërmjet shteteve. Oda Ekonomike Amerikane beson se çfarëdo vendimi për barriera tarifore dhe jotarifore do të gjenerojë efekte negative për ekonominë e Kosovës në periudhë afatgjatë meqë do të ndikojë në ngadalësimin e rritjes ekonomike dhe do të pengojë prospektet për krijimin e vendeve të punës, duke lënë në hije efektet pozitive shkurtpamëse që vendimi mund të ketë”, thuhet në njoftim.
Sa i përket sulmeve të kohëpaskohshme ndaj kompanive dhe sektorëve të caktuar nga ana e zyrtarëve të lartë qeveritarë, Oda Ekonomike Amerikane i konsideron ato si ndërhyrje direkte në operacionet e sektorit privat, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e tjera përkatëse të shtetit, të cilat garantojnë një ekonomi të lirë të tregut. Oda Amerikane beson se shteti ka mekanizma të mjaftueshëm ligjor dhe institucional që trajtojnë çështjet e konkurrencës, tregut dhe mbrojtjes së konsumatorëve, roli kyç i të cilave është mbrojtja e interesit publik dhe të siguruarit që asnjë kompani, vendore apo e huaj, nuk abuzon me pozitën dominuese.
“Argumentet e sipërcekura si dhe dialogu i ulët ndërmjet sektorit privat dhe publik mund dhe do të ketë ndikim në investimet e huaja direkte, në një kohë kur shteti ka nevojë për përmirësimin e perceptimin të tij para investitorëve amerikanë dhe të tjerë. Normat e investimeve të huaja direkte në 2018, si dhe përkeqësimi i rangimit të Kosovës në raportin e Bankës Botërore që mat lehtësinë e të bërit biznes janë reflektimi më i mirë i devijimit të vendit nga shtegu i tij i reformave”, vijon njoftimi.
Në fund, Oda Ekonomike Amerikane u bënë thirrje Kuvendit, Qeverisë si dhe agjencive të pavarura të përmbahen nga deklaratat e pabazuara dhe veprimet që mund të cenojnë integrimin evropian të Kosovës, si dhe të ndjekin reformat në mjedisin afarist, që do të çonin në investimeve më të mëdha të huaja dhe rritje më të shpejtë, duke pasur parasysh që Kosova ka të gjitha burimet e nevojshme për t’u shndërruar në një akter të rëndësishëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës
Luksemburgu me numrin më të madh të automjeteve për kokë banori në BE

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

A jeni gati? Sot fillon Karnavali Golden Eagle!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit