Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, përmes një njoftimi për media i ka vlerësuar si shqetësuese paralajmërimet e ditëve të fundit lidhur me mundësinë e përjashtimit të Kosovës nga nismat e bashkëpunimit rajonal për shkak të qasjes aktuale.
Duke përsëritur thirrjen e saj ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës për shfuqizim të masës që pengon lëvizjen e lirë të mallrave nga shtetet anëtare të marrëveshjes CEFTA, Oda Amerikane thekson se një masë e tillë rrezikon jo vetëm të arriturat e shënuara përgjatë viteve, por kërcënon prospektet e ardhshme të Kosovës, të cilat do të rezultonin nga bashkëpunimi ekonomik.
“Oda Amerikane rithekson se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë parakusht për realizimin e aspiratave për integrim euro-atlantik, ndërsa qasja aktuale e cila mund të çojë në izolim ekonomik e politik, do të sillte pasoja të paparashikueshme për Kosovën, rritjen ekonomike dhe mirëqenien e qytetarëve, aq më tepër që paralajmërimet e tilla nuk duhet të shihen si retorikë boshe, meqë tashmë Kosova është duke u ballafaquar me masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian, të cilat rezultojnë në mundësi të humbura të zhvillimit ekonomik dhe përparimit social”, thuhet në njoftim.
OEAK thekson se duke qenë të vetëdijshëm për barrierat e shumta me të cilat ballafaqohen prodhuesit nga Kosova në përpjekjet për plasimin e produkteve të tyre në tregun rajonal, Oda Amerikane përsërit qëndrimin e saj se këto sfida duhet të adresohen përmes mekanizmave të paraparë në kuadër të aranzhimeve për tregti të lirë dhe përmes dialogut të hapur dhe konstruktiv.
“Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë kërkon edhe një herë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të konsiderojë rëndësinë e koordinimit me të gjitha shtetet aleate, dhe të përmbahet nga veprimet që kanë efekt të kundërt në realizimin e synimeve të përbashkëta për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar, tërheqjen e investimeve të huaja direkte dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike. Investitorët seriozë duhan të investojnë nga tregjet e mëdha dhe të integruara, ndërsa Kosova duhet të pozicionet në mënyrë të duhur për të realizuar potencialin e saj të plotë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit