LAJMI I FUNDIT:

​Oda Ekonomike Amerikane: Qeveria e re të fokusohet në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik pas pandemisë COVID-19

​Oda Ekonomike Amerikane: Qeveria e re të fokusohet në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik pas pandemisë COVID-19

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mirëpret krijimin e Qeverisë së re të Kosovës në një kohë kur vendi ka nevojë të jashtëzakonshme për avancimin e agjendës së reformave biznesore.

Përballja me pasojat e pandemisë COVID-19 në ekonomi si dhe një proces dinamik legjislativ duhet të jenë në maje të prioriteteve të Qeverisë së re të Kosovës.

Aprovimi i një pakoje gjithëpërfshirëse të rimëkëmbjes ekonomike e cila duhet të jetë produkt i një procesi të dialogimit me të gjithë hisedarët e rëndësishëm në Kosovë duhet të jetë i një rëndësie të jashtëzakonshme. Pakoja duhet të ofrojë mbulesë proporcionale të dëmeve që janë shkaktuar në të gjithë sektorët pas shpërthimit të pandemisë COVID-19, por në të njëjtën kohë të shërbejë edhe si kornizë për ristrukturimin e gjithëmbarshëm të ekonomisë së vendit.


Oda Ekonomike Amerikane përsërit qëndrimet e saj të mëhershme se programi i Qeverisë së re duhet të theksojë adresimin dhe zgjidhjen e çështjeve që lidhen me kapitalin njerëzor, respektivisht zvogëlimin e hendekut në boshllëkun e shkathtësive, funksionalizimin e shtetit të së drejtës, largimin e barrierave në lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, si dhe reformimin e vazhdueshëm të mjedisit të të bërit biznes i cili do të ishte nxitës për investimet e jashtme dhe të brendshme.

Dialogu aktiv publiko-privat përmes mekanizmave ekzistuesë ose mekanizmave të ri duhet të mundësojë adresimin e vështirësive me të cilat ballafaqohen investitorët e huaj, si dhe ndërmarrjet e sektorit privat në përgjithësi.

Oda Ekonomike Amerikane beson se vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet të gjithë hisedarëve politikë e jopolitikë, Kosova mund të përmbushë synimet e saj drejt një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik si dhe ofrimit të një perspektive më premtuese për qytetarët e saj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Ekonomi
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Ekonomi
Kalo në kategori