LAJMI I FUNDIT:

Oda e Përmbaruesve Privat kundërshton uljen e tarifave nga Ministria e Drejtësisë

Oda e Përmbaruesve Privat kundërshton uljen e tarifave nga Ministria e Drejtësisë
Foto: Arkiv

Oda e Përmbaruesve Privat të Kosovës i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas nënshkrimit të udhëzim administrativ për t’i ulur për rreth 40% tarifat e përmbaruesve privat.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook ata shkruajnë janë të shqetësuar me këtë vendim.

“Oda e Përmbaruesve nuk i pranon shantazhet politike, ndërhyrjet në pavarësinë e sistemit gjyqësor, dhe shfrytëzimin e përmbarimit për interesa politike të Ministrisë së Drejtësisë ose ndonjë klani të caktuar!”


Oda e Përmbaruesve thotë se nuk do të pranohet as “shfrytëzimi i përmbarimit për interesa politike të Ministrisë së Drejtësisë ose ndonjë klani të caktuar”.

“Oda e Përmbaruesve të Kosovës është shumë e shqetësuar për zhvillimet e djeshme lidhur me profesionin e përmbarimit! Oda e Përmbaruesve nuk i pranon shantazhet politike, ndërhyrjet në pavarësinë e sistemit gjyqësor, dhe shfrytëzimin e përmbarimit për interesa politike të Ministrisë së Drejtësisë ose ndonjë klani të caktuar!”, shkruhet në reagim.

Oda e Përmbaruesve të Privat Kosovës ka njoftuar se do të shfrytëzojë të gjitha mjetet e nevojshme për shfuqizimin e këtij udhëzimi administrativ.

“Oda do t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet e nevojshme dersia të shfuqizohet Udhëzimi Administrativ, siç është publikuar dje nga Ministria e Drejtësisë, ashtu që të rikthehet pavarësia e profesionit, të ri-sigurohet integriteti i përmbaruesit, dhe të shmangen keqkuptimet ose keqpërdorimet e profesionit për fushata politike!”, thuhet tutje në reagim./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori