LAJMI I FUNDIT:

O’Connell: Vazhdojmë të kërkojmë prej politikës që mos të ndikojë në sistemin e drejtësisë

O’Connell: Vazhdojmë të kërkojmë prej politikës që mos të ndikojë në sistemin e drejtësisë

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, ka thënë se mungesa e rezultateve, pandëshkueshmëria, mos reagimet dhe mungesa e llogaridhënies, mbeten problemet kyçe në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sipas tij, këto janë edhe si pasojë e përfshirjes së politikës në sistemin e drejtësisë.

O‘Connell këto i tha në tryezën e organizuar nga IKD me temë “Pandëshkueshmëria e korrupsionit, rrezik për shoqërinë dhe shtetin” – “Zgjidhja: Integritet, transparencë, llogaridhënie?”


“Ne vazhdojmë të kërkojmë prej politikës që mos të ndikojë në sistemin e drejtësisë, duke u përfshirë në emërimin e prokurorëve dhe gjykatësve, kryeprokurorëve, kryetarëve të gjykatave. Duhet lënë të pavarur, se vetëm në këtë mënyrë do të ketë rezultate, do të luftohet kriminaliteti dhe do të ketë drejtësi për qytetarët”, ka thënë O’Connell.

Ambasadori Britanik theksoi se kërkesa e tyre është shumë e qartë, se Kosova nuk mund të jetë strehimore e korrupsionit dhe krimit të organizuar, por që sipas tij, po vazhdohet të dëshmohet e kundërta.

“Deri kur mund të vazhdojë Kosova të ketë përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare, kur vazhdon të dëshmojë mungesën e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Është koha e fundit që zyrtarët me integritet të kontestuar të ecin nga pozitat dhe të ndiqen për veprimet e tyre”, ka thënë ai.

Sipas O’Connell, prokurorët dhe gjyqtarët mund dhe duhet të bëhen heronj të rinj të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori