LAJMI I FUNDIT:

O’Connell: Kthimi i Xhabir Zharkut në Kosovë, i turpshëm

O’Connell: Kthimi i Xhabir Zharkut në Kosovë, i turpshëm

Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, është kthyer në Kosovë. Madje ka thënë se asnjëherë nuk i ka ikur drejtësisë.

Por, për Zharkun ka reaguar ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruari O’Conell.

Ai ka thënë se kthimi i tij në Kosovë si një njeri i lirë është i turpshëm.


O’Connell ka kritikuar ashpër institucionet e Kosovës për rastin e Xhabir Zharkut dhe ka kërkuar marrjen e masave, siç ka thënë, që kriminelët në të ardhmen të mos arratisen nga vendi.

“Kthimi i tij në Kosovë si një njeri i lirë është i turpshëm. Por turpi i vërtetë është se gjatë gjashtë viteve që kur u lejua të i ikte drejtësisë, asgjë nuk është bërë për të ndaluar që politikanët e tjerë kriminelë të bëjnë të njëjtën gjë”, ka thënë O’Conell.

“Unë nuk shoh asnjë arsye për një dispozitë ligjore e cila lejon kriminelët të ikin nga vendi dhe të jetojnë jashtë vendit në vend që të vuajnë dënimin e tyre në burg.”

Ambasadori ka thënë se shpreson në reformat e Drejtësisë, duke i mbështetur prokurorët në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

“Unë shpresoj që reformat e drejtësisë të Qeverisë aktuale do të mbyllin këtë shteg dhe kështu do t’u japin mbështetje atyre policëve dhe prokurorëve që janë seriozë në luftën kundër krimit të organizuar.

Mbretëria e Bashkuar ka nevojë që Kosova të jetë një partner serioz në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka theksuar ambasadori britanik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori