Ocalan bën plan paqeje me Turqinë

Thuhet se Ocalan pret nga Turqia të lirojë qindra aktivistë kurd të burgosur dhe t’i mbroj të drejtat e kurdëve në Kushtetutën e re. Megjithatë, Plani i Ocalanit nuk flet për autonominë e kurdëve.
Zëvendëskryeministri Bulent Arinc ka thënë të mërkurën se Ocalani e ka dërguar planin e tij të paqes tek udhëheqja e PKK-së, Paqja Pro-Kurde dhe Partia Demokratike (BDP), transmeton Rel.
Deputeti Nazmi Gur ka konfirmuar se BDP-ja ka pranuar një letër prej Ocalanit ku është përpiluar “draft-propozimi për paqe”.
Ocalan është në burg prej vitit 1999.
Afërsisht 40,000 njerëz ishin vrarë gjatë konfliktit ndërmjet PKK-së që kërkon autonomi dhe forcave turke të sigurisë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/02/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































