Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi se “asnjë vend nuk mund të pretendojë se pandemia ka marrë fund”. Duke folur të hënën para gazetarëve gjatë një konferencë virtuale nga selia e agjencisë në Gjenevë, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se vendet duhet të jenë serioze në lidhje me masat që po marrin për të ndalur përhapjen e virusit dhe shpëtimin e jetëve nëse mendojnë të rihapin ekonomitë dhe aktivitetet e përditshme përballë COVID- 19.
“Sa më shumë që vendet të kenë nën kontrollon virusin, aq më shumë mund të rikthehen në normalitet”, tha Tedros. “Hapja pa pasur situatën nën kontroll është recetë për katastrofë”, shtoi ai.
Tedros ofroi “katër masa thelbësore” që duhet të kenë parasysh të gjitha vendet, qytetet dhe individët për të vënë nën kontroll virusin. Ato përfshijnë parandalimin e grumbullimeve të mëdha në stadiume e klube nate, zbatimin e një programi rigoroz testimi, gjurmimin e kontakteve dhe izolimin. Ai tha se vendet duhet të ndërmarrin hapa për të mbrojtur kategorinë e njerëzve që janë më të rrezikuan nga virusi, përfshirë të moshuarit, njerëzit me probleme ekzistuese shëndetësore si dhe punonjësit e shërbimeve jetike, të cilët siç tha ai, do të ndihmojnë në shpëtimin e jetëve dhe lehtësimin e barrës në sistemet shëndetësore. Tedros u bëri gjithashtu thirrje njerëzve të vendosin maska, të ruajnë distancën fizike e të lajnë shpesh duart.
Agjencia globale për shëndetin bëri thirrje për kujdes lidhur me garën për të prodhuar një vaksinë të padëmshme dhe efektive kundër COVID-19 si përgjigje ndaj pohimeve të Stephen Hahn, kreu i Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave, se kjo agjenci do të konsideronte dhënien e autorizimit për përdorim emergjent të një vaksine, para se të përfundojnë të gjitha fazat e provave klinike tek njeriu.
Soumya Swaminathan, shkencëtarja kryesore e OBSH-së, tha se lëshimi i një autorizimi të tillë “duhet të bëhet me seriozitet e reflektim të madh. Nuk është diçka që mund ta bësh me lehtësi”, tha ajo.
Mike Ryan, drejtor i agjencisë së Programit të Emergjencave Shëndetësore, tha se politika e çdo vendi mbi vaksinat “duhet të drejtohet nga standardi më i lartë etik i mundshëm”.
Ndërkohë sipas gjetjeve të një sondazhi të ri të Forumit Ekonomik Botëror, kryer nga firma Ipsos rreth 74 për qind e të rriturve në mbarë botën thanë se ishin të ishin të gatshëm të bënin vaksinën kundër coronavirusit, nëse ajo do të ishte e disponueshme.
Nga 20 mijë vetë të anketuar në 27 vende, Kina ishte vendi më entuziast rreth vaksinës, me 97 për qind mbështetje, ndërsa në Rusi popullata ishte më pak entuziaste, vetëm 54 për qind shprehën gatishmëri për t’u vaksinuar. Nga të anketuarit në Shtetet e Bashkuara, që kryeson botën me më shumë se 6 milionë raste të konfirmuara me COVID-19 dhe mbi 183 mijë vdekje, rreth 67 për qind thanë se do ta bënin vaksinën.
Megjithëse shkalla e infeksioneve të reja në disa shtete është stabilizuar apo ka rënë mesatarisht, disa shtete të tjera si Indiana, Ajova, Kansasi, Miçigani, Minesota, Mizuri, Nebraska, Ohajo, Dakota e Veriut dhe ajo e Jugut kanë raportuar rritje alarmante të infeksioneve të reja në ditët e fundit. Që nga fillimi i pandemisë numri i infeksioneve me coronavirusit në të gjithë botën ka arritur në mbi 25.5 milionë ndërsa ai i vdekjeve në mbi 851 mijë, sipas të dhënave të universitetit Johns Hopkins. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës