LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM përgatit padi penale për kryetarin e KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski

OBRM-PDUKM përgatit padi penale për kryetarin e KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski

Në konferencën e sotme për shtyp në shtabin qendror të OBRM-PDUKM-së, Dragan Danev akuzoi kryetarin e Komisionit shtetëror zgjedhor, Aleksandar Çiçakovski pasi që, siç tha ai, KSHZ-ja është vendosur në shërbim të LSDM-së, ndërsa Çiçakovski është bashëpunëtor në këto zgjedhje kriminale të mbajtura ditën e diel.

Danev tha se madje edhe OSBE-ODIHR ka vërtetuar mospërputhje në 922 vendvotime ndvmjet numrit të personave të cilët janë të evidentuar se kanë votuar dhe numrin e fletëvotimeve të numëruara në kutitë e votimit dhe kjo tregon se ka pasur mbushje të kutive me fletëvotime paraprakisht të rrethuara me emrat e kadidatëve të LSDM-së.

“OBRM-PDUKM do të ngrejë padi penale kundër Aleksandar Çiçakovskit, Kryetar i KSHZ-së për vepër të kryer penale ‘keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar sipas nenit 353 të Kodit penal. Pra, Çiçakovski gjatë rrethit të parë dhe të dytë të zgjedhjeve lokale 2017 ka kryer shkelje të rëndë të ligjit me paramendim, i ka tejkaluar autorizimet e pozitës zyrtare dhe ka krijuar dobi për LSDM-në”, tha Danev./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori