OBRM-PDUKM: LSDM-ja është kundër lirisë së mediave

OBRM-PDUKM-ja konsideron se LSDM-ja opozitare nuk dëshiron media të lira, por media ndaj të cilave ka kontrollë të plotë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kjo parti konsideron se LSDM-ja është armike e mediave, prandaj edhe është kundërshtare e ligjeve evropiane për mediat dhe nuk dëshiron rregullim të reklamimit qeveritar, sipas modelit evropian.
Më tej, OBRM-PDUKM-ja e akuzon LSDM-në për ndërhyrje, linçim dhe kërcënime publike ndaj mediave, të cilat sipas tyre ''nuk janë nën kontrolline LSDM-së dhe Soros'', dhe të cilat hapur flasin për punën e paligjshme të Zoran Zaevit, ''kriminelit të falur''.
Në akuzat e OBRM-së është edhe ajo se LSDM-ja është kundërshtare serioze e të drejtave të njeriut dhe lirisë së fjalës dhe informimit./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































