OBRM-PDUKM: LSDM dhe BDI dinin gjithçka, mirëpo heshtën përballë krimit dhe korrupsionit

“LSDM dhe BDI kanë ditur për krimin e zyrtarëve të tyre dhe me vetëdije kanë lejuar që ai të përhapet dhe të depërtojë në çdo pore të shoqërisë, vetëm që të mos bjerë qeveria LSDM-BDI. Ata e dinin krimin e Artan Grubit, dinin edhe lotarinë dhe listën e zezë dhe heshtën, heshtën për paqen e koalicionit dhe heshtën për të blerë edhe një ditë që të vjedhin në kurrizin e popullit. Zoran Zaev, Venko Filipçe, Oliver Spasovski ishin bashkëpunëtorët dhe aleatët e parë të Grubit, ata e dinin për krimin e Grubit, por e toleruan dhe nuk e ndoqën që të vazhdonin së bashku me marrëveshjet e errëta, tenderat privatë, krimin dhe korrupsionin”, kështu kanë reaguar nga partia në pushtet OBRM-PDUKM ndaj ngjarjeve të fundit.
OBRM-PDUKM thotë se edhe në media vazhdimisht kanë alarmuar për krimin, por institucionet nën udhëheqjen e LSDM-së dhe BDI-së kanë heshtur dhe nuk kanë marrë asnjë masë.
“Maqedonia po rikthehej me vite të tëra, ndërsa LSDM dhe BDI shpiknin mënyra për të vjedhur më shumë miliona para nga populli. LSDM dhe BDI për 7 vjet nuk bënë asnjë projekt për të mirën e përgjithshme të popullit, sepse ishin të fokusuar tek vetja, të afërmit e tyre dhe drejtuesit e lartë të LSDM-së dhe BDI se si të pasurohen personalisht dhe të bëhen milionerë. LSDM duhet të përgjigjet pse e lejuan dhe nuk e ndaluan Grubin në vjedhje, pse institucionet nën udhëheqjen e LSDM dhe BDI nuk reaguan dhe lejuan varfërimin e popullit, shkatërrimin e sistemit dhe shembjen e institucioneve. Duhet të ketë përgjegjësi për krimin, korrupsionin, tenderat e fshehtë, marrëveshjet e dyshimta”, thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë