LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Janeva ka keqpërdorur buxhetin e PSP-së për pagesat e miqve dhe familjarëve

OBRM-PDUKM: Janeva ka keqpërdorur buxhetin e PSP-së për pagesat e miqve dhe familjarëve

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “Katica Janeva, nën mbrojtjen e Zoran Zaev, ka qenë pjesë e haraçit milionësh,por edhe e ka keqpërdorur buxhetin e PSP-së për pagesa të miqve dhe familjarëve”.

“Katica Janva dhe të afërmit e saj, mund të numërohen tek më të pasurit në Maqedoni”, thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar se Janeva ka punësuar familjarin e saj Vili Janev si shofer i Gjykatë së Gjevgjeslisë duke u bërë shofer i saj dhe ka paguar 30.000 euro dhe se në listë Janeva ka vendosur edhe të bijën e saj, Vili Janeva e cila, sipas OBRM-PDUKM, për një periudhë të gjatë jeton në Amerikë dhe ka marrë para nga PSP, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj partie, Janeva ka ndarë para edhe për Vilma Petkova, motra e ish-koleges së saj dhe kryetarja e Gjykatës së Gjevgjelisë, Zlata Popova, të cilës i ka dhënë 15.000 euro kurse shembulli më i mirë nepotizmit, sipas kësaj partie, është Gjorgje Dolixhakov, nip nga motra, të cili i ka dhënë 28.000 euro.


“Janeva është kujdesur edhe për Metodi Cuklov, bashkëshort i drejtoreshës së spitalit të psikiatrisë në Gjevgjeli, Ljuba Cilkova, e cila i dha afat për shërim Janevës. Ai nga Janva ka marrë 26.000 euro. Nga PSP kanë marrë para dehde Dragica Armaçeva, e bija e Keti Armaçeva, drejtore e shkollës fillore ‘Vlado KLatarxhiev’ e cila ka marrë 30.000 euro, si dhe Ilija Avramovski, inspektor në MPB Gjevgjeli, bashkëshortja e të cilit, Jasminka Avramska, është komandate e stacionit policor Bogorodicë. Janeva atij i ka dhënë 59.000 euro”, shprehen nga OBRM-PDUKM.

Sipas kësaj partie këto janë keqpërdorime klasike të parave të qytetarëve dhe Janeva jo vetëm që ka vjedhur biznesmenët por ka vjedhur edhe qytetarët duke paguar familjarë dhe miq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori