LAJMI I FUNDIT:

O’Brien dhe Grenell, nikoqirë të takimit në Shtëpinë e Bardhë

O’Brien dhe Grenell, nikoqirë të takimit në Shtëpinë e Bardhë

Nikoqirë të takimit të 2 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, ku do të takohen liderët e Kosovës dhe Serbisë, do të jenë këshilltari për siguri kombëtare, Robert O’Brien dhe i dërguari i presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell.

Kështu bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë një zyrtar i lartë i administratës amerikane.

“Shtetet e Bashkuara mezi presin këto diskutime të rëndësishme ndërmjet kryeministrit Hoti dhe presidentit Vuçiq. SHBA-ja beson se përparimi në çështjet ekonomike është kyç në avancimin e procesit të paqes”, tha ky zyrtar për REL.


Të premten, Grenell bëri të ditur se udhëheqësit e dy vendeve do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për bisedime më 2 shtator.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë konfirmuar se i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Grenellit për takim në Shtëpi të Bardhë më 2 shtator.

Të dy liderët kanë thënë se në këtë takim do të bisedohet për çështje ekonomike. Ky është takimi i dytë i thirrur nga Grenelli. I pari, i planifikuar për 27 qershor, ishte anuluar pak ditë para mbajtjes, meqë Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë kishte deklaruar se ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ishte i ftuar në takimin e Uashingtonit.

Megjithatë, dialogu mes këtyre dy shteteve ka rinisur më 16 korrik në Bruksel. Ky proces, që ndërmjetësohet nga pala evropiane, ka nisur më 2011.

Ai ishte bllokuar nga nëntori i vitit 2018, pasi autoritetet e Kosovës patën vënë taksë në mallrat serbe./REL/.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori