LAJMI I FUNDIT:

Me objektiva tërësisht të kundërta takohen Drita – Feronikeli, formacionet zyrtare

Me objektiva tërësisht të kundërta takohen Drita – Feronikeli, formacionet zyrtare

Nënkampioni i Kosovës, Drita, do të pres në Gjilani, skuadrën e Feronikelit në ndeshjen hapëse të javës së parë në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita ka që bërë shumë ndryshime në skuadër, llogaritet si një nga favoritët, ndërsa Feronikeli pas një kohë të gjatë këtë vit me gjasë do të luftojë për mbijetesë.

Drita për këtë ndeshje starton me shumë ndryshime, ku Leutrim Rexhepi e nis në portë, ndërsa në mbrojtje janë të përhershmit Ardian Limani dhe Ardian Cuculi.


Në mesfushë ka emra si Erjon Vucaj dhe Rron Broja, ndërsa në sulm nuk do të jetë Mirko Simonovski, por Betim Haxhimusa.

Në anën tjetër te Feronikeli do të luajnë emra të njohur si Lapidar Lladrovci, Behar Maliqi e Qemajl Elshani.

Ndeshja fillon në ora 17:00.


Drita: Rexhepi; Limani, Balde, Cuculi, Blakqori; Broja, Namani; Ajzeraj, Vucaj, Priestly; Haxhimusa;

Feronikeli: Smakiqi; Bejta, Pllana, Lladrovci, Shala; Shabani, Maliqi, Ahmeti; Elshani, Kiqina, Gashi;


/Telegrafi/