Policia e Kosovës ka njoftuar se në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, është shtrirë një femër e moshës së mitur nga komuniteti ashkali, dhe se e njëjta është shtatzënë.
Lidhur me rastin policia ka shoqëruar në stacion policor të dyshuarin po ashtu nga komuniteti ashkali.
“Rr. Daut Hashani, Obiliq, 04.12.2019-09:20. Është raportuar se në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK është e shtrirë një femër e moshës së mitur K/Ashkalike dhe e njëjta është shtatzëne. Në lidhje me rastin është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull K/Ashkali i cili ka deklaruar se është duke bashkëjetuar me viktimën e lartcekur”, thuhet në raport.
Me urdhër të prokurorit lënda e rastit shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/