LAJMI I FUNDIT:

Obama tregon anekdotë për Zuckenberg

Obama tregon anekdotë për Zuckenberg

Ajo që e ka bërë gjithnjë të vecantë Barak Obamën në komunikimin publik, ka qënë karakteri i tij fleksibel në varësi të situatave.

Ajo që e ka bërë gjithnjë të veçantë Barak Obamën në komunikimin publik, ka qënë karakteri i tij fleksibel në varësi të situatave. Komunikimin e tij në Facebook me qindra-mijra fansa, presidenti Obama e ka nisur me një anekdotë, për mikun e tij Mark Zuckenberg, që është edhe themeluesi i Facebook. “Unë jam djali që bëri Mark Zuckenbergun të veshë xhaketë dhe kollare.

Dhe nga mesi i drekës që ne po hanim bashkë, ai nisi të djerësisë pak. Ishte di çka e papërshtatshme për të dhe i thashë: Le të heqim xhaketën. Në fakt, Mark nëse do mund ta heqim edhe tani xhaketën”, – tha Obama ndërsa publiku në sallë nisi të qeshë e të duartrokasë.

Por edhe Zuckenberg nuk ngeli pas. Ndërsa falenderoi presidentin e SHBA-ve për prezencën e tij, i ofroi obamës një t-shirt me mbishkrimi Facebook. /Telegrafi/