Obama përqafon të mbijetuarit e Hiroshimës (Foto)

Presidenti amerikan, Barack Obama mbërriti në Hiroshima duke u shndërruar kështu në presidentin e parë amerikan në detyrë që viziton qytetin japonez, ku trupat amerikane hodhën bombën e parë atomike në botë, më 6 gusht 1945, që shkaktoi qindra mijëra të vdekur.
Obama, i shoqëruar nga kryeministri japonez, Shinzo Abe, vendosi një kurorë me lule në Memorialin e Paqes në Hiroshima, përpara se të bënte deklaratën e rastit.
Obama ka deklaruar se nuk do të ofrojë një ndjesë amerikane për sulmin bërthamor.
Ndërkohë Obama përqafoi disa prej të mbijetuarve të tragjedisë të madhe.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































