Në librin, “Një Tokë e Premtuar”, Obama e quan Angela Merkelin “të besueshme, të ndershme dhe të saktë intelektualisht”. Ai tha se e kuptonte që kancelarja ishte skeptike ndaj tij në fillim, por midis tyre besimi u rrit.
Në një libër me kujtime, ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama bën një sërë lëvdatash për kancelaren gjermane Angela Merkel.
Në librin e tij, ”Një Tokë e Premtuar”, Obama shkruan se Merkeli fillimisht e kishte parë atë me skepticizëm – dhe pohon se kjo mund të ketë qenë për shkak të fjalimeve të tij të forta dhe “retorikës së ekzagjeruar”.
Sidoqoftë, ai nuk ia kishte marrë për keq atë skepticizëm.
“Për një kryetar gjerman të qeverisë, antipatia ndaj një demagogjie të mundshme ishte ndoshta një qëndrim i shëndetshëm”, tha ai.
Me kalimin e viteve, ai konstatoi që Merkeli ishte gjithnjë e më e pëlqyeshme, tha ai, duke e quajtur atë “të besueshme, të ndershme, të saktë intelektualisht dhe miqësore në një mënyrë të natyrshme”.
Sidoqoftë, Obama kritikon politikën e Gjermanisë ndaj Greqisë gjatë vështirësive të Greqisë me borxhet pas kolapsit financiar, kur Merkeli dhe ministri i atëhershëm i Financave, Wolfgang Schäuble (CDU) u ishin mbajtur fort politikës së kursimeve dhe reduktimit të huave publike si përgjigje për pothuajse të gjitha vështirësitë ekonomike.
“Vura re se ata [Merkeli dhe ish Presidenti francez Nicolas Sarkozy] rrallë përmendnin që bankat gjermane dhe franceze ishin disa nga huadhënësit më të mëdhenj të Greqisë, ose se shumica e borxhit të grumbulluar të grekëve ishte krijuar duke blerë eksporte gjermane dhe franceze – fakte që mund t’ua kishin bërë të qartë votuesve pse shpëtimi i grekëve nga paaftësia për të paguar kishte të njëjtën rëndësi si shpëtimi i bankave dhe industrive të tyre”, shkruan Obama.
Obama kritikon gjithashtu ish-presidentin francez Nicolas Sarkozy, për të cilin ai mendon se nuk ishte “kundërpeshë e vërtetë” ndaj Merkelit.
Ndryshe nga Merkeli, shkroi Obama, Sarkozy u shfaq shumë i çorganizuar për të hartuar një plan serioz për reformën ekonomike, duke shtuar se qasjes së Sarkozys i mungonte “qëndrueshmëria ideologjike”.
‘Mendjemprehtësi strategjike dhe durim i patundur’
Obama gjithashtu përshkruan shkurtimisht për lexuesit karrierën e Merkelit, duke thënë se kur u rrit në ish-Gjermaninë Lindore, Merkel fillimisht “e kishte mbajtur kokën ulur”.
Megjithatë, gjatë rritjes së saj në krye të partisë Bashkimi Kristiandemokrat Gjerman (CDU), Obama shkruan se Merkeli demonstroi atë që formësoi të gjithë karrierën e saj: “aftësitë organizative”, “mendjemprehtësinë strategjike” dhe “durimin e palëkundur”.
Para botimit të librit, Obama e vlerësoi më tej Merkelin në një intervistë me grupin transmetues gjerman RTL.
“Unë mendoj shumë për Angela Merkelin. Ajo ka qenë një udhëheqëse e jashtëzakonshme politike, jo vetëm për Gjermaninë, por për Evropën dhe botën”, tha ai në intervistën e zhvilluar në Uashington. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Zbulohet harta që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri