LAJMI I FUNDIT:

Obama falë 200 të burgosur

Obama falë 200 të burgosur

Presidenti i SHBA-ve në largim Barack Obama, tri ditë para skadimit të mandatit të tij, ka marrë vendim për falje, ose uljen e dënimit për më shumë se 200 të burgosur, ka njoftuar sot Shtëpia e Bardhë.

Presidenti amerikan Barack Obama i fali pjesën më të madhe të dënimit me burg Chelsea Manning, analistit të ushtrisë që u dënua për rrjedhjen masive të informacioneve në vitin 2010, që ekspozuan aktivitetet ushtarake dhe diplomatike amerikane në botë. Duke bërë që “Wikileaks”, marrësin dhe publikuesin e tyre, të famshëm.

Manning, i lindur si mashkull me emrin Bradley, pasi u dënua me 35 vite burg, ndërroi gjininë dhe tashmë Obama e shpëton nga një e ardhme e pasigurt si një femër transgjinore në një burg burrash.


Sipas faljes së Barack Obamës, Manning do të lirohet për 5 muaj, më 17 maj të këtij viti, dhe jo në vitin 2045. Manning ka kryer deri tani thuajse 7 vite burg dhe dënimi i tij ishte më i gjati i dhënë ndonjëherë për rrjedhje informacioni.

Mediet amerikane shkruajnë se lirimi i Manning lehtëson edhe Departamentin e Mbrojtjes nga burgosja e saj. Në kontradiktë me këtë falje, presidenti duket se nuk ka konsideruar lëshime për Edward Snowden, analistin e NSA-së që bëri të njëjtën gjë si Manning, por ia mbathi në Rusi për t’i shpëtuar drejtësisë.

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thanë se Manning u gjykua dhe u burgos në SHBA, duke kaluar proceset ligjore. Ndërsa Snoëden ia mbathi për t’u mbrojtur në krahët e një kundërshtari, që së fundmi bëri përpjekje për të dëmtuar besimin te demokracia amerikane.

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Azia
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën

Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën "krim i rëndë" që pritet të dështojë

Botë
Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Evropa
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
Kalo në kategori