LAJMI I FUNDIT:

Obama emëron Merrick Garland në krye të Gjykatës së Lartë

Obama emëron Merrick Garland në krye të Gjykatës së Lartë

President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama ka emëruar në krye të Gjykatës së Lartë veteranin e apelit Merrick Garland.

Emërimi i tij vjen pas vdekjes së kreut të drejtësisë Antonin Scalia, në moshën 79 vjeçare muajin e kaluar, duke krijuar edhe vendin vakant. Gjyqtari Garland, 63 vjeç, është kryetar i Gjykatës së Apelit në Uashington dhe ish-prokuror.

Udhëheqësi i shumicës republikane ka paralajmëruar se do të bllokojnë votimin mbi çdo kandidat të Gjykatës së Lartë të propozuar nga Obama.


Republikanët, duke shpresuar që zgjedhjet presidenciale të tetë nëntorit të fitohen nga kandidati i tyre, duan që të jetë presidenti republikan ai që do të bëjë zgjedhjen e kreut të drejtësisë.