Në Ilirinë e lashtë, njerëzit ishin biondë e me sy të kaltër. Ishin edhe të gjatë. Shumë të fortë. Racë e vjetër, e pastër dhe e bukur. Paraardhës të shqiptarëve, pra!
Por, papritmas për ta vinë kohët e liga, kur nga zemra e Francës së sotme, dynden keltët primitivë kudo nëpër Evropë. Nga veriu i Italisë së sotme, në gjysmën e parë të shekullit IV p.e.s., pa paralajmërim ata mësyjnë tokat e të parëve të shqiptarëve. Dhe, i pushtojnë! Me dinakëri! Sepse, i zunë të përçarë dhe i përdorën shpatat e gjata, shumë më të gjata se ato të ilirëve.
Kështu, nga ajo kohë, shqiptarët nisën të shkurtohen e nxihen, e të tjerët të zgjaten e zbardhen. Krejt faji i keltëve dhe shpatave të tyre.
Historia këtë nuk e thotë, por kjo duhet të jetë e vërteta!
***
Keltët e shtrinë ndikimin e tyre kudo në Evropë. Gjaku i tyre rron në venat e popujve më të fuqishëm të Perëndimit, të cilët në vitet ’70 të shekullit të kaluar nisën ta përdorin frazën “Big in Japan” (të jesh i madh në Japoni). Fraza ndërlidhej me grupet muzikore që depërtonin leht në Japoni, pa i njohur kush në Perëndim. Shumë nga këto grupe ishin kot, por disa të tjera ditën ta kthejnë këtë famë të ndërtuar në Lindjen e largët, në një fenomen global, si p.sh. Queen, Scorpions apo Bon Jovi.
Duke u tallur më shumë me fenomenin se me frazën, më 1977 në Britani të Madhe u formua grupi “Big in Japan”. Ky grup që u krijua dhe u zhduk në heshtje, më 1984 inspiron përfaqësuesit kryesorë të Romantizmit të Ri në Gjermani, grupin Alphaville, të incizojnë një prej hiteve më të mëdha të dekadës: “Big in Japan”.
Po ashtu, në Perëndim përmendej edhe fraza “Small in Japan” (të jesh i vogël në Japoni). Kjo kishte të bënte me ata që pakkush i njihte në Lindje, si p.sh. mega-grupin AC/DC…
Sidoqoftë, këto fakte janë dëshmi se Japonia është pikë unike reference, meqë i madhi mund të jetë i vogël, e i vogli mund të jetë i madh! Si raporti i liliputëve me Guliverin (“Udhëtimet e Guliverit”, nga shkrimtari Jonathan Swift). Liliputët thuhet se ishin gjashtë inçë të gjatë (15.24 centimetra). Ishin të shkurtë në raport me Guliverin. Por, kush e di se sa ishte Guliveri i gjatë?!
***
Sipas fjalorit të gjuhës shqipe, fjala “madh” ka edhe këtë kuptim: “Që ka shtat të gjatë”.
Në këtë aspekt, më të gjatët në botë janë holandezët, me mesataren prej 1.838 metrave. Pas tyre vijnë: malazezët (1.832), danezët (1.826), norvegjezët (1.824), serbët (1.82), gjermanët (1.81), kroatët (1.805), çekët (1.8031), sllovenët (1.803) dhe ata të Luksemburgut (1.799).
Ndërkaq, po sipas fjalorit të gjuhës shqipe, i vogël nënkupton edhe i shkurtë me shtat. E, populli më i shkurtë janë indonezianët, me mesataren prej 1.58 metrave. Para tyre, në 10 vendet e fundit, janë: bolivianët (1.6), filipinasit (1.619), vietnamezët (1.621), kamboxhianët (1.625), nepalezët (1.63), ekuadorianët (1.635), shrilankasit (1.636),nigerianët (1.638) dhe peruanët (1.64)
Gjatësia mesatare e shqiptarëve thuhet të jetë 1.74 metra. Këtë mesatare s’e ka kush. Pos turqve, çuditërisht!
Nejse! Po të mos ishin 261 milionë indonezianë, shqiptarët 16 centimetra më të gjatë i kishin rrahur keq ata (indonezianët të pushtuar i mbajtën, me pak ushtarë, holandezët e mençur… dhe të gjatë). Por, jo edhe nepalezët ku jetojnë luftëtarët më të frikshëm në botë, gurkat, që janë për tre centimetra më të shkurtë se mesatarja e Nepalit, e 17.4 centimetra më të shkurtë se shqiptarët (këta as britanikët e pamposhtur e 17.7 centimetra më të gjatë, nuk mundën t’i pushtojnë). Gurkat e vegjël janë tmerr i madh i armiqve! Shqiptari mesatar është tmerr i vetes!
Mesatarja e gjatësisë së japonezëve, shteti i të cilëve nuk u kolonizua kurrë, është 1.7 metra. Japonia është ekonomia e tretë më e fuqishme në botë, pas SHBA-ve e Kinës. Pjesë e 10 ekonomive më të mëdha në botë, nga popujt e gjatë janë veç gjermanët. Pas japonezëve!
***
Japonezët jetojnë në një nga vendet më shterpe të botës, me dendësi enorme prej 336 banorësh në një kilometër katror. Por, ia dalin ta realizojnë GDP-në vjetore me hiç më pak se 42,860 dollarë për kokë banori.
Japonezët mësohen që në fëmijëri të ballafaqohen me realitetin, prandaj fjalimin e parë që mund ta dëgjojnë në shkolla është se jetojnë në një shtet të varfër, se nuk kanë tokë të mjaftueshme, se nuk kanë naftë, as minerale… por, pasuri të mëdha i kanë mendjen dhe punën!
Shqiptarët, që në ditët e para në bankat shkollore, mësohen të dëgjojnë se si jetojnë në troje të pasura e me shumë begati, për çka lakmi ua kishin çdo pushtues – që nga keltët! Puna dhe mendja nuk përmenden! Ato janë luks!?
Në Japoni lejohet me fjetë në punë, sepse është dëshmi e angazhimit; te shqiptarët, me fjetë në punë është dëshmi ashiqare e dembelisë. Në Japoni kanë edhe një shprehje për ata që vdesin nga puna e tepërt: fjalën “Karoshi”. Shqiptarët kanë eufemizëm për ata dembelët që flenë, sepse në fakt ata veç e “shmangin” punën. Pra, janë “bishtnues”!
Në vitin 1945, Japonia ishte e dërrmuar. Ky është shteti i vetëm ku bombat atomike shpërthyen në vendbanime. Prej këtij viti filloi okupimi shtatëvjeçar i forcave aleate, të udhëhequra nga amerikanët. 10 vjet pas luftës, kompania japoneze “Sony” prezantoi në SHBA radiot dhe magnetofonët më të lirë të asaj kohe. Sepse, kishin transistorët e vocërr të amerikanëve. Askujt kjo nuk i ra ndërmend. Kështu nis epoka e teknologjisë së madhe japoneze, që modelon tërë pjesën e dytë të shekullit XX.
Në Kosovë, 10 vjet pas përfundimit të luftës, popullit më optimist iu përsërit leht premtimi se vendi do të bëhet vatër digjitale, “’Silicon Valley’ i Evropës Juglindore”. Si populli si pushteti – analogë. Kaq!
***
Trenat në Japoni vonohen më së shumti 18 sekonda. Trena shqiptarët kanë pak e hiç, e autobusët nisen kur mbushen. Orare në transportet lokale nuk ka fare.
Shumica e japonezëve jetojnë në hapësira të ngushta. Shumica e shqiptarëve në hapësira të gjera.
Japonezët vonohen më së shumti tre minuta në punë ose në takim. Shqiptarët ndodh që për qejf të mos shkojnë – as në punë e as në takim!
Por, se sa i “vonshëm” është shqiptari, lexojeni këtë shembull – të vërtetë: Në vitin 1976, ekspertja e antropologjisë sociale, norvegjezja Berit Backer, së bashku me fotografen Ann Christine Eek vizituan Isniqin e Komunës së Deçanit. Një herë ajo caktoi për në Pejë një takim me një banor të ri të këtij fshati. Por, isniqasi u vonua tri orë. Sepse, zgjohet me vonesë, ama me “stil”; rruhet ngadalë, si “zotëri”; porosit kafen të cilën e pi me salltanet e si “burrë”, me cigare; kollitet mirë e ngrihet ngadalë si “aristokrat”, për të shkuar në takimin e caktuar për në Pejën e “largët”…!
“Ju shqiptarët çdo ditë jeni tri orë prapa”, ishte reagimi i studiueses Backer, që bëri shumë për kauzën shqiptare e që u vra 17 vjet më vonë nga një shqiptar!
***
Japonezët janë shoqëri kolektive që dinë të punojnë në grup. Ata e mbështesin çdo anëtar të grupit. Kështu bëhen edhe më të mëdhenj. Suksesi për japonezin është meritë kolektive. Ndërsa, dështimin e grupit japonezi e merr si dështim personal.
Shqiptari nuk i ka qejf grupet, e aq më pak të thotë se ka dështuar. Atij nuk i pëlqen të jetë më i madh, sepse përgjegjësia dhe orientimi janë më të vështirë! Ndaj, del se një shqiptar vlen, dy gati si hiç!
Por, për krejt këto fajet i kanë keltët të cilët ilirët e përçarë nuk i bashkuan pa i vetë, e me i ba të mëdhenj si japonezët!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Evropianët kanë të drejtë të zemërohen me Trumpin, por duhet të zemërohen edhe me vetveten](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Andrew-Rawnsley-380x233.jpg)
Evropianët kanë të drejtë të zemërohen me Trumpin, por duhet të zemërohen edhe me vetveten
![Telefonata e Trumpit për Putinin kërcënon sigurinë e Perëndimit me katastrofë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Trump9-380x233.jpg)
Telefonata e Trumpit për Putinin kërcënon sigurinë e Perëndimit me katastrofë
![Dorëzimi i pakuptimtë i Trumpit ndaj Putinit është tradhti ndaj Ukrainës – dhe një marrëveshje e tmerrshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Timothy-Garton-Ash-e1718263351942-380x233.jpg)
Dorëzimi i pakuptimtë i Trumpit ndaj Putinit është tradhti ndaj Ukrainës – dhe një marrëveshje e tmerrshme
![“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje
![Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2024-11-13T161832Z_511547018_RC2G4BAXVCLF_RTRMADP_3_USA-TRUMP-BIDEN-1200x800-1-780x439.jpg)
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës
![Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/naci-gorur-780x439.jpg)
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit
![Miku tjetër flet për aludimet që Gjesti ka ushtruar dhunë në Diellzën: Secili çift ka mosmarrëveshje, ulje dhe ngritje në raport - unë nuk e di](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-91-780x439.jpg)
Miku tjetër flet për aludimet që Gjesti ka ushtruar dhunë në Diellzën: Secili çift ka mosmarrëveshje, ulje dhe ngritje në raport - unë nuk e di
![Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kelly-780x439.png)
Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë