Pak ditë më parë u publikua një rrëfim i Gjestit për jetën dhe karrierën derisa ishte në Big Brother VIP Kosova 3.
E me këtë rast, ai hodhi akuza të rënda në drejtim të ish-menaxherit të tij, Samed Poterës, ku tha se ia vodhi 100 mijë euro.
Ish-menaxheri ka qenë së fundmi i ftuar në ‘Kosova Today’, ku ka folur rreth kësaj situate.
Ai thotë se këto janë akuza të pabaza, nuk ka fakte dhe se nëse ekziston një gjë e tillë të drejtohet te organet kompetente.
Gjatë bisedës, ka nxjerr të gjitha detajet, e madje edhe disa fakte me fotografi e incizime.
I njëjti thekson se Gjesti e ka shkëputur kontratën në maj të vitit 2023 dhe se pas asaj vazhdon t’ia menaxhojë të gjitha këngët, meqë nuk përfundon deri në 2027.
Reagimi i plotë i Samedit:
“Nuk ka fakte, nuk ekziston ajo akuzë që e ka bërë. E ka bërë një vit e gjysmë pasi është ndarë prej meje. Unë me Gjestin kam përfunduar rrugët në maj të vitit 2023. Afër dy vite po bëhen në maj, ka shtet. Ne ekzistojmë në një shtet demokratik në Kosovë.
Për 100 mijë euro ka mundur të drejtohet në organet e shtetit, me i publiku faktet, të gjitha gjërat nëse unë i kam bërë dëm. Sot nuk lë të askush për 100 mijë euro e lëre më në vlerë 100 mijë euro dhe ishte bërë mediatike para një viti e gjysmë nuk ish mbet sot.
Unë i kam të gjitha gjërat me fakte me gjithçka. E kam kontratën, edhe përfundimin e tij. Ai më ka kërkuar falje publikisht. Është referuar kot. Marrëveshja ka qenë pesëvjeçare.
Gjesti ka ardhur te unë në produksion, unë i kam bërë të gjitha investimet. Unë kam investuar rreth 150 mijë euro te Gjesti.
Sulme i kam rreth katër pesë mijë mesazhe deri në vdekje. Kur e kam bërë marrëveshjen ka qenë edhe babai i Gjestit.
Nuk kam kërkuar as dëmshpërblim. Kemi rënë dakord që kanali të jetë në pronësi timin, ky e ka prishur kontratën. Padinë e kam bërë sot për akuzën, për shpifje dhe prishje të imazhit.
Publikisht i ftoj të gjitha organet të merren me rastin. Këngët e tij kanë fituar 30 milionë klikime që kur ka hyrë në Big Brother”. /Telegrafi/