Në një shkollë fillore në Kazakistan është filmuar një tetëvjeçar duke tymosur duhan.

Megjithëse nuk shihen në videon, pranë nxënësit në uniformë dëgjohen disa të rritur, që e inkurajojnë të tymos cigaren e ndezur që e ka në dorë, transmeton Telegrafi.


Derisa ata e nxisin dhe qeshin ai nxjerrë disa herë tym dhe më pastaj e fik cigaren në bar.

Mediet dhe organizatat për mbrojtjen e fëmijëve kanë kërkuar që të identifikohet ky djalë dhe të zbulohet se kush i ofroi dhe i kërkoi të tymosë.

Sikur të verifikohet, të gjithë të përfshirët mund të dënohen me burg. /Telegrafi/