Nxënësja nga Prishtina shpallet kampione e Olimpiadës Mbarëkombëtare të Gjuhës Shqipe

Nxënësja Erina Sejdiu është shpallur kampione e Olimpiadës Mbarëkombëtare të Gjuhës Shqipe.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka uruar nxënësen Sejdiu për suksesin e arritur.
"Në emër të Kryeqytetit, shpreh urimet më të përzemërta për Erinën, e cila është shpallur fituese e vendit të parë në Olimpiadën Mbarëkombëtare të Gjuhës Shqipe, duke u renditur e para në të gjitha nivelet: shkollor, komunal dhe kombëtar", ka shkruar Rama.
Tutje, ai ka shtuar se "Ky rezultat është dëshmi e përkushtimit të nxënësve tanë, por gjithashtu edhe e profesionalizmit dhe punës së palodhur të mësimdhënësve, të cilët vazhdojnë të luajnë një rol kyç në formimin arsimor të brezave të rinj".
"Erina ka nderuar shkollën e saj, familjen dhe gjithë Kryeqytetin. Arritje të tilla janë shembull i qartë i vlerave që duam të kultivojmë. Urime Erinës dhe të gjithë atyre që kontribuan në këtë sukses të merituar"./Telegrafi/

















































