LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit nga Kavadari në ekskursionin në Francë shtyjnë autobusin për ta ndezur

Nxënësit nga Kavadari në ekskursionin në Francë shtyjnë autobusin për ta ndezur

Prindërit e nxënësve të gjimnazit “Dobri Daskalov” në Kavadar kanë shpërndarë një video ku shihet se si fëmijët e tyre, të cilët janë në një ekskursion në Francë, e shtyjnë autobusin për ta ndezur.

Siç transmeton portali “Duma”, prindërit nuk janë të kënaqur me transportin që agjencia turistike e Shkupit “Diplomatic” ka angazhuar për realizimin e ekskursionit.

Nxënësit dëshmojnë se problemet janë shfaqur që në fillim të udhëtimit, kur në Kavadar kanë mbërritur dy autobusë, njëri prej të cilëve ka pasur defekte teknike, ndonëse e ka kaluar kontrollin teknik në Shkup.


Drejtoresha e gjimnazit, Jasmina Çuleva, për “Duma” tha se pas ndërhyrjes së parë, në të cilën është bërë kontrolli i jashtëzakonshëm teknik dhe është siguruar autobusi i duhur, tani për tani ekskursioni po zhvillohet pa probleme, por disa nga prindërit pohojnë të kundërtën dhe duke shpërndarë videon thonë se transporti duhej të ishte më i mirë dhe më i sigurt./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori