LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit e shkollave të mesme në Tetovë me gjest human: Rinovuan tre dhoma të repartit të fëmijëve në Spitalin Klinik

Nxënësit e shkollave të mesme në Tetovë me gjest human: Rinovuan tre dhoma të repartit të fëmijëve në Spitalin Klinik

Nxënësit e shkollave të mesme në Tetovë përmes programit “Promovimi i vlerave humane”, i cili ndër të tjera hetoi problemet me të cilat ballafaqohet Spitali i Tetovës, mes tjerash rinovuan tri dhoma të repartit të fëmijëve në Spitalin Klinik në Tetovë.

Nxënësit e shkollave të mesme, përcjell Telegrafi Maqedoni, të cilët mjetet i mblodhën me organizimin e disa aksioneve, janë vullnetarë të Kryqit të Kuq të Tetovës dhe të gjithë aksionin e realizuan nën mentorimin e një instruktori nga Kryqi i Kuq në Tetovë.

Përveç rinovimit të dhomave në repartin e fëmijëve, ata edhe kanë ngjyrosur korridoret e spitalit, ndërsa interesante është se mjetet për realizimin e këtyre punëve i kanë siguruar duke shitur sende të ndryshme të cilat i kanë bërë vetë.


“Nxënësit vullnetarë blenë ngjyrë dhe ngjyrosën korridoret, 3 dhoma në repartin e fëmijëve dhe dhomën e pritjes, blenë shtroje, perde, 5 inhalatorë dhe dy peshore, njëra për peshimin e foshnjave dhe e dyta për të rriturit. Mjetet për realizimin e këtyre që i bënë, ata i siguruan duke organizuar 3 punëtori, në tre lokacione në qendër të qytetit kishin stenda ku shisnin sende të ndryshme që i bënin vetë ose me ndihmën e nënave të tyre, organizuan një shfaqje kinemaje, vizatuan dhe shitën piktura, siguruan edhe disa donatorë dhe kështu arritën të realizojnë të gjitha këto”, tha Liverta Arslani, instruktore në Kryqin e Kuq në Tetovë.

Ndryshe, në programin “Promovimi i vlerave humane” janë përfshirë tridhjetë nxënës të shkollave të mesme nga Tetova, të cilët janë të ndarë në disa grupe, dhe ndër të tjera ndihmojnë familjet e rrezikuara sociale dhe fëmijët me nevoja të veçanta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori