Site icon Telegrafi

Nxehet debati në Kuvendin grek, kërkohet arrestimi i Kryeministrit, Kryetarit të shtetit dhe ministrit të Mbrojtjes

Në Kuvendin e Greqisë janë nxehur bisedat, si rezultat i marrëveshjes për çështjen e emrit të Maqedonisë.

Deputetët e Agimit të Artë janë përzënë nga kuvendi, pasi që i bënë thirrje ushtrisë që të arrestojë kryeministrin Tsipras, ministrin e Mbrojtjes Kamennos, dhe kryetarin e shtetit, Prokopis Pavlopoulos.

Sipas kësaj partie ekstreme, kjo duhet të ndodh për të penguar tradhtinë.

Nikos Vucis, kryetar i Kuvendit, tha se kjo deklaratë është një thirrje për puç ushtarak, prandaj edhe kërkoi që kjo parti të del jashtë nga punimet e seancës së sotme të Kuvendit të Greqisë./Telegrafi/

Exit mobile version