Nutricionistët pohojnë: Kjo është fruta e vetme që ju lejohet të hani pas darkës, e bën më të lehtë tretjen

Nëse tashmë dëshironi të hani edhe diçka pas darkës, sigurohuni që të mos jetë diçka që do t’ju rëndojë më tej, tashmë stomakun tuaj të ngopur
Sipas ekspertëve, ananasi rekomandohet më shumë për desertin e mbrëmjes. Dhe jo vetëm për shkak se është i pasur me vitamina dhe minerale siç është magnezi, i cili nxit relaksimin dhe redukton lodhjen, ananasi rekomandohet veçanërisht për shkak të vetive të tij diuretike dhe drenazhuese, të cilat kanë një efekt të dobishëm në mbajtjen e ujit në trup, transmeton Telegrafi.
Pavarësisht nga pamja e jashtme e ashpër, ananasi është një simbol mirëseardhjeje dhe mikpritjeje. Kush do ta kishte menduar këtë?!
Kjo frutë e lëngshme tropikale është e njohur për vetitë e saj antiinflamatore, sepse tradicionalisht përdoret për të trajtuar inflamacionin dhe problemet me tretjen.
Ananasi është një frut tropikal veror, i njohur veçanërisht për enzimën tretëse bromelain, e cila ndihmon në tretjen e ushqimit dhe në fund të ditës redukt on fryrjet dhe lehtëson tretjen. Bromelaina gjendet vetëm në frutat e freskëta dhe njihet edhe si një suplement për të reduktuar inflamacionin pas operacionit dhe për të parandaluar akumulimin e yndyrës në trup.
Ananasi është gjithashtu plot me fibra, që përmban rreth dy gram për filxhan frutash të prera, të cilat gjithashtu ndihmojnë në tretje. Është i pasur me vitaminë C, e cila mbron qelizat tona dhe ndihmon në ndërtimin e kolagjenit, dhe vetëm një filxhan ananas plotëson 100% të nevojës sonë ditore për vitaminë C.
Dhe pse rekomandohet në mbrëmje?
Ananasi mund të na ndihmojë të flemë sepse përmban 20 miligramë magnez për filxhan me copa të prera (rreth 6 për qind e marrjes sonë të rekomanduar ditore), gjë që i sjell përfitime trupit në mënyra të panumërta.
Magnezi ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut, funksionimin e nervave dhe muskujve dhe transporton kaliumin në trup, duke qetësuar kështu trupin dhe mendjen tonë.
Në mënyrë që fruti juaj të jetë vërtet i shijshëm dhe i dobishëm, për të eliminuar të gjitha problemet e stomakut të fryrë, duhet të dini se si të zgjidhni një ananas të pjekur mirë, sepse vetëm ai lloj është i ëmbël, i lëngshëm dhe me të vërtetë, efektiv. Ndryshe nga avokadot, pjeshkat dhe bananet, ananasi nuk piqet pasi të mblidhet kështu që lënia e tyre në banak për t’u pjekur nuk do të ndihmojë.
Megjithatë, nuk mund të presësh rezultate të mrekullueshme dhe humbje peshe vetëm duke ngrënë ananas, duhet të kujdesesh për një dietë gjithëpërfshirëse dhe të ekuilibruar. Ananasi mund të jetë aleati juaj i madh dhe një zgjedhje e shkëlqyer! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës