Nusja ia tregon gishtin e mesëm vjehrrit, por e pëson keq (Foto/Video)

Duket se gjesti i pamenduar mirë i një nuseje të re nervozoi pa masë vjehrrin e saj, i cili e nokautoi në momentin kur ajo ia tregoi gishtin e mesëm gjatë ceremonisë martesore.
Nusja e paturpshme e identifikuar vetëm si Lena, është kapur nga kamerat duke ia drejtuar gishtin e mesëm vjehrrit të saj, transmeton Telegrafi.
Fillimisht dukej si një shaka, pasi disa gra përreth shiheshin duke buzëqeshur, por kjo ngjarje brenda pak sekondave u shndërrua në rrahje të dhunshme.
Në videon e postuar në internet, dëgjohet një burrë i moshuar duke i thënë, “çfarë dreqin është kjo? Vëre gishtin e mesëm në pjatë sepse do ta këpusë”. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/04/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































