LAJMI I FUNDIT:

Nusja dhe dhëndri vallëzuan për herë të parë në dasmën e tyre, e vazhduan duke u rrahur me dorëza të boksit (Video)

Nusja dhe dhëndri vallëzuan për herë të parë në dasmën e tyre, e vazhduan duke u rrahur me dorëza të boksit (Video)

Kohëve të fundit është bërë trend që çiftet gjatë martesës së tyre të bëjnë diçka më ndryshe, që do t’ju mbetet në kujtim gjatë gjithë jetës.

Megjithatë, një gjë e tillë nuk u shkon për dore të gjithëve. Por, një martesë e pazakontë që ka ndodhur këto ditë ka fituar vëmendjen e medieve, për faktin se dyshja bëjnë diçka që i kanë lënë të gjithë gojëhapur, transmeton Telegrafi.

Ata pasi ndërruan unazat në prezencën e qindra të ftuarve, filluan të vallëzojnë dhe për një moment dukej gjithçka në rregull – derisa u ndalën dhe morën dorëzat e boksit për të vazhduar me një rrahje të shkurtër.


Është interesant se si nusja dhe dhëndri kishin përgatitur çdo detaj, kurse qëndrimet e tyre luftarake i bëri të pranishmit të besojnë se ata janë vërtetë boksier profesionist. /Telegrafi/