Reperi i njohur shqiptar, Nushi, ka prezantuar sot projektin e ri muzikor.

“E urrej” mban titullin kënga, që duket të jetë përpunim i projektit origjinal të grupit Elita 5.


Projekti vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale, me një paraqitje atraktive të artistit.

Screenshot 32 Nush (Foto: YouTube)

Tekstin dhe melodinë e ka realizuar vet Nush, kurse për producimin u përkujdes Çelik Lipa.

Miksimi dhe masterizimi ndërkaq u bë nga ACE, Sinkron Music.

Videoja i është besuar produksionit Onima dhe tani të plotë e gjeni në platformën YouTube.

Nushi që disa vite u bë pjesë e estradës dhe po pëlqehet mjaft shumë për stilin e tij muzikor. /Telegrafi/