Analisti Adri Nurellari ka publikuar sot një analizë me të dhëna krahasimore për vendet e rajonit të Ballkanit për luftën kundër coronavirusit.
Sipas tij, një ndër dështimet kryesore të deritanishme të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në luftën kundër coronavirusit është padyshim niveli i ulët i testimit.
“Përveç distancimit social, një ndër rekomandimet kryesore të Organizatës Botërore të Shendësisë (OBSH) për të luftuar pandeminë e koronavirusit është organizimi i sa më shumë testeve. Drejtori i përgjithshëm i kësaj organizate deklaroi dy javë më parë se ‘Ne kemi një mesazh të thjeshtë për të gjitha shtetet: Test, test, test,’. Sipas tij shtetet duhet të bëjnë sa më shumë teste masive e të shpeshta sepse kjo pandemi nuk mund të luftohet me sy mbyllur”, ka shkruar ai.
Shkrimi i plotë i Nurellarit:
“Një ndër dështimet kryesore të deritanishme të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në luftën kundër virusit është padyshim niveli i ulët i testimit.
Përveç distancimit social, një ndër rekomandimet kryesore të Organizatës Botërore të Shendësisë (OBSH) për të luftuar pandeminë e koronavirusit është organizimi i sa më shumë testeve. Drejtori i përgjithshëm i kësaj organizate deklaroi dy javë më parë se “Ne kemi një mesazh të thjeshtë për të gjitha shtetet: Test, test, test,”. Sipas tij shtetet duhet të bëjnë sa më shumë teste masive e të shpeshta sepse kjo pandemi nuk mund të luftohet me sy mbyllur. OBSH e ka konsideruar tamponin e testit si “shtyllën kurrizore të ndalimit të përhapjes” së pandemisë dhe është e alarmuar se shumë shtete nuk po bëjnë mjaftueshëm prandaj edhe ka dërguar 1.5 milionë teste në 120 vende.
Praktikat e shteteve që janë treguar të suksesshme me pengimin e përhapjes së koronavirusit si dhe institucionet dhe ekspertët më në zë të botës po thonë se është thelbësore që sa më shumë njerëz të bëjnë analizat. Sipas tyre izolimi mund të ndikojë në ndalimin e shpërndarjes dhe në mos infektimin e qytetarëve por për ti dhënë fund kësaj pandemie të gjitha shtetet duhet që të bëjnë sa më shumë teste dhe më pas të izolojnë e trajtojnë këdo që është zbulohet se është i infektuar.
Këtë strategji e ka përdorur me sukses Korea e Jugut e cila për të frenuar epideminë ka bërë 455 032 teste në total ose 8840 për 1 milionë banorë. Këtë masë e kanë marrë shumë seriozisht shumë vende të cilat kanë nisur fushata masive të testimit. Kështu për shembull Estonia ka bërë 14 375 teste për 1 milionë banorë, Austria 11803, Norvegjia 11410, Gjermania 11 127 etj.
Në këtë aspekt, rajonin e Ballkanit e dominon Sllovenia me 11127 teste për banorë ndërkohë që shtetet shqiptare, Shqipëria e Kosova qendrojnë në fund të listës. Sipas të dhënave të djeshme të faqes zyrtare të Qeverisë së Shqipërisë, deri dje janë bërë 2247 teste që pjestuar për 2.863 milionë banorë i bie 784 teste për milionë banorë. Sipas informacioneve të nxjerra prej Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike nga data 08.02.2020 deri me 04.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në janë testuar gjithsej 1.871 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 që pjestuar me 1.831 milionë banorë i bie të jetë 1.022.
Fatmirësisht shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë në një gjendje më të mirë sepse ky shtet ka bërë deri dje 2362 teste për milionë de në nivel jo të keq janë edhe shqiptarët e Malit të Zi ndërkoë që ky shtet ka bërë 1899 teste për milionë banorë. Me keq se Kosova është Serbia dhe për rrjedhojë edhe bashkombasit tanë në Luginën e Preshevës. Sipas të dhënave Institutit Torlak ka testuar deri dje 6.401 që duke pasur parasysh se popullsia e Serbisë është 7.02 milionë përkthehet në 911 teste për milionë banorë. Megjithatë faktikisht ky numër duhet të jetë edhe më i vogël sepse qindra prej këtyre testeve janë bërë për serbët e Kosovës duke qenë se strukturat shëndetësore të Beogradit janë lejuar të hyjnë e veprojnë masivisht edhe në Kosovës.
Fatmirësisht investimet e mëdha që janë bërë në fushën e shkencës dhe teknologjisë nëpër botë për sa i përket koronavirusit, ka bërë që çmimi i tamponëve të testeve të ulet shumë e aktualisht të jetë diku tek 20 euro. Prandaj qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës nuk duhet të humbasi më kohë, por të ndërmarri një fushatë masive gjithëpërfshirëse për testimin për koronavirusin, duke nisur fillimisht me vatrat kryesore të infeksionit. Popullsia shqiptare është relativisht e re, në Kosovë është mosha mesatare 29.6 dhe Shqipëri 36.4. Tashmë dihet mirë që një pjesë e të rinjve e kalojnë këtë sëmundje pa e kuptuar duke mos pasur asnjë simptomë të theksuar prej saj e për rrjedhojë nuk raportojnë tek mjeku e nuk shkojnë të testohet. Ky fakt është një ndër shpjeguesit të numrit relativisht të ulët të infektimit në Kosovë e Shqipëri. Mirëpo edhe pse vetë mund të mos lëngojnë nga kjo sëmundje të rinjtë mund të jenë bartës dhe përhapës të saj tek njerëz me imunitet të brishtë dobët apo me probleme të tjera shëndetësore. Prandaj pa u testuar masivisht do vazhdojmë të jemi të rrezikuar sepse nuk do kuptohet kurrë mirë kush është i infektuar dhe meriton të izolohet që mos të përhapi më tutje virusin”, ka shkruar Nurellari.
Në Shqipëri ka shkuar në 361 numri i të prekurve nga coronavirus, kurse numri i të vdekurve nga kjo pandemi ka arritur në 20.
Ndërsa në Kosovë ka shkuar në 140 numri i të infektuarve, kurse deri tani vetëm një person i infektuar me COVID-19. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Deri në fund të muajit do të përfundojë procedura për shpërndarjen e mjeteve nga kredia hungareze për kompanitë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Arrestohet edhe një person i dyshuar për vrasjen e 48-vjeçarit në Kamëz
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova