Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 18.345 raste nga 89.108 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 669 raste të vdekjes.
IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.198 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.478.
Ndryshe, një ditë më parë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar se së shpejti do të dalin me vendime për masa të reja për Kosovën dhe në veçanti për Prishtinën, për të parandaluar përhapjen e mëtejme të coronavirusit.
Zemaj pas takimit me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Prishtina në dy javët e fundit ka qenë epiqendra e infeksionit.
“Dy javët e fundit, Prishtina ka qenë epiqendra e infeksionit në vendin tonë. Ky fakt shqetësues na detyron që shumë shpejtë të dalim me vendime për masa të reja për Kosovën në përgjithësi, por, për Prishtinën në veçanti. Mbi 700 raste të reja me infeksion gjatë 14 ditëve të fundit, në kryeqytet, situatë kjo që kërkon mobilizim maksimal të të gjithëve për të zbatuar në përpikëri dhe me rigorozitet vendimet e Qeverisë”, ka shkruar ministri.
Ndërkaq, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se nuk janë të interesuar që kryeqytetit të futet në karantinë, por që kjo varet nga qytetarët.
I pari i Prishtinës ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj COVID-19, transmeton Telegrafi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndërmarrjet komunale në RMV kanë borxhe milionëshe, në mënyrë joligjore kanë blerë rrymë të shtrenjtë
DnV: Incidenti në Skenderaj cenon garën zgjedhore dhe lirinë e grumbullimit
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës