Site icon Telegrafi

Numri magjik: Sa herë në javë bëjnë seks njerëzit më të lumtur në botë?

Shkencëtarët kryen kërkime në 660 njerëz që ishin të martuar

Siç tregohet nga një sondazh i kryer nga shkencëtarët e Universitetit të Çikagos me 660 të martuar, çiftet që bëjnë seks një herë në javë janë më të lumturit.

Nëse marrëdhëniet seksuale ndodhin më rrallë, kënaqësia në marrëdhënie është më e vogël, por nuk do të jetë dukshëm më e lartë për ata që bëjnë seks më shumë se një herë në javë.

Rezultatet e studimit treguan se çdo i katërti çift i martuar bën dashuri katër ose më shumë herë në javë, theksoi autorja e studimit Shamyra Howard, cila shtoi se shpeshtësia e marrëdhënieve nuk është tregues i kënaqësisë seksuale, transmeton Telegrafi.

Rezultatet treguan se 6 përqind e çifteve bëjnë seks katër ose më shumë herë në javë, 25 përqind një herë në javë, 19 përqind dy deri në tre herë në muaj dhe 17 përqind afërsisht një herë në muaj.

Është interesant fakti se studimet e kryera tek personat mbi 50 vjeç, si dhe mbi 70 dhe 80 vjeç tregojnë se frekuenca e aktivitetit seksual zvogëlohet me kalimin e moshës, por ka ende një përqindje të konsiderueshme të personave që janë seksualisht aktivë edhe në moshë madhore. /Telegrafi/

Exit mobile version