Numri i dhëmbëve që i keni nxjerrë do t’jua zbulojë sa gjatë do të jetoni

Numri i dhëmbëve të cilat deri tani i keni nxjerrë mund të parashikojë se kur do të vdisni
Numri i dhëmbëve të cilët gjatë jetës i kemi nxjerrë mund të jetë njëra ndër gjërat kyç të cilat tregojnë se sa kujdesemi për veten.
Studimi më i ri ka treguar që humbja e dhëmbëve ka lidhje të madhe me stresin ndaj të cilit çdo ditë ekspozohemi.
Ky stres përfshin përvojat shoqërore, emocionale dhe ekonomike, por edhe sëmundjet kronike, gjendjet gjenetike dhe kushtet jetësore.
Hulumtimi publikuar në revistën “Periodontologu 2000” ka treguar që njerëzit të cilët deri në moshën 65 vjeç kanë nxjerrë 5 e më shumë dhëmbë kanë pasur rrezik dukshëm më të madh për ekspozim ndaj sëmundjeve serioze shëndetësore siç janë sëmundjet e sistemit kardiovaskular, diabeti dhe osteoporoza, transmeton Telegrafi.
Nga ana tjetër, të gjithë ata të cilët i kanë pasur 74 vjeç e më shumë dhe asnjë dhëmbë nuk e kanë nxjerrë – kanë pasur shanse dukshëm më të mëdha që të festojnë ditëlindjen e njëqindtë.
Ekzistojnë mënyra të shumta nga të cilat njerëzit mund t’i humbin dhëmbët.
“Shkaktarë mund të jenë traumat, pirja e duhanit apo higjiena e keqe orale, por edhe sëmundja e mishit të dhëmbëve, e cila është e lidhur me sëmundjet e zemrës dhe diabetin”, thotë dr. Nigel Carter nga Instituti i higjienës orale për revistën Sun.
Kur është fjala për shëndetin e dhëmbëve, ekspertët theksojnë që është me rëndësi t’i lani dhëmbët dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje.
Poashtu, ulni konsumimin e sheqerit, ëmbëlsirave, pijeve të gazuara, por edhe rregullisht të shkoni në kontrolle te dentisti.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pikat për hundë mund të shkaktojnë reaksion të rrezikshëm alergjik, por edhe të bëheni imunë ndaj disa alergjenëve

Njerëzit që nuk konsumojnë këto frute kanë më shumë mundësi të preken nga sëmundja e Alzheimer

Shumë e re për mamografi? Ja çfarë duhet të dish patjetër!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Ndahet çifti shqiptar, grimeri Mario Dedivanoviç dhe balerini Kris Dalipi

Ledioni humb durimin ndaj Eglit, i bërtet teksa e thërret pa ndalur emrin e saj gjatë debatit me Rozanën

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Dikur një “qytet i artë”, sot i vjen era vdekje