LAJMI I FUNDIT:

Jo një herë, por dy herë fitues i lotarisë – fitoi 500 dollarë dhe investoi 100 në biletën tjerët, fiton 2.39 milionë dollarë

Jo një herë, por dy herë fitues i lotarisë – fitoi 500 dollarë dhe investoi 100 në biletën tjerët, fiton 2.39 milionë dollarë

Një burrë nga Michigan që fitoi 500 dollarë duke luajtur 6-6-6 në një short të lotarisë Daily 3, përdori 100 dollarë nga fitimet për të blerë bileta Fast Cash dhe përfundoi duke fituar një jackpot prej 2.39 milionë dollarësh.

Burri nga Shiawassee County i tha zyrtarëve të Lotarisë së Michiganit se fati i tij filloi me një fitore prej 500 dollarësh në shortin Daily 3.

“Luajta 6-6-6 në disa bileta Daily 3 dhe fitova shumë. Vendosa të përdorja 100 dollarë nga fitimet e mia për të blerë disa bileta Fast Cash, sepse jackpot-i ishte kaq i madh”, tha lojtari.


Burri bleu bileta Jackpot Slots Millionaire në vlerë prej 100 dollarësh nga King’s Corner Market në Owosso.

“Sapo më dorëzoi biletat shitësi, i hodha një sy për të parë nëse kisha fituar ndonjë gjë. U trondita kur pashë që kisha goditur jackpot-in prej 2.39 milionë dollarësh! Filluam të festonim në dyqan dhe pastaj bëra telefonatën më të mirë që kam bërë ndonjëherë për t’i treguar familjes dhe miqve lajmin! Të gjithë janë gëzuar shumë për mua dhe gruan time”, tha fituesi.

Ai tha se do të përdorë fitimet për të shlyer borxhet dhe për të bërë investime. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Ky cjap ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness

Ky cjap ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness

Fun
Gruaja australiane goditet nga rrufeja, sytë i ndryshojnë ngjyrë pas incidentit tronditës

Gruaja australiane goditet nga rrufeja, sytë i ndryshojnë ngjyrë pas incidentit tronditës

Interesante
Pamje të pazakonta, një burrë vesh kostum ariu për të trembur një ari të vërtetë - çudit reagimi i kafshës

Pamje të pazakonta, një burrë vesh kostum ariu për të trembur një ari të vërtetë - çudit reagimi i kafshës

Fun
Nëna filmoi mënyrën qesharake se si djali i saj ha djathë - videoja bëri të qeshnin shumë njerëz

Nëna filmoi mënyrën qesharake se si djali i saj ha djathë - videoja bëri të qeshnin shumë njerëz

Fun
Hajnin e bëri skllav seksi

Hajnin e bëri skllav seksi

Sekretari amerikan i Mbrojtjes vizaton në krah fjalë arabe

Sekretari amerikan i Mbrojtjes vizaton në krah fjalë arabe

Interesante
Kalo në kategori