(E përditësuar) - Kur janë numëruar 47% e votave të diasporës në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, LVV kryeson me 76.5% të votave të fituara.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me postë - votave nga diaspora.


Deri më tani janë numëruar 26 mijë e 953 vota nga rreth 56 mijë e 610 vota të aprovuara nga diaspora.

Sipas të dhënave nga QNR (tabela e përditësuar rreth orës 24:00) rezultatet deri më tani janë si më poshtë:

LVV – 20,614 vota LDK – 2,282 vota PDK – 2,164 vota AAK – 859 vota NISMA – 205 vota

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve mbrëmë ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Pas numërimit të 29 mijë e 490 votave, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 14 mijë e 939 vota.

E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 4,997 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e treta me 2,944 vota, pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 2,167 vota./Telegrafi/