LAJMI I FUNDIT:

Numër i vogël i fëmijëve të vaksinuar kundër fruthit në Maqedoni

Numër i vogël i fëmijëve të vaksinuar kundër fruthit në Maqedoni

Një pjesë e prindërve vazhdojnë të refuzojnë vaksinimin e fëmijëve të tyre kundër Fruthit, madje edhe në kuadër të vaksinimit në teren që filloi dy ditë më parë në shkollat fillore të vendit.
Alsat qëndroi në shkollën fillore “26 Korriku” në komunën Shuto Orizarë ku mësojnë mbi 2 mijë nxënës. Sipas psikologes së shkollës, numri i fëmijëve të pavaksinuar është shumë i vogël dhe kjo vjen si rezultat i vendimit të prindërve për mos-vaksinim.

@4-5 nxënës i kemi për të cilët kanë deklaruar prindërit se nuk dëshirojnë t’i imunizojnë, ndërsa i kemi edhe disa nxënës prej popullatës rome që nuk i dimë se ku janë, a janë jashtë shtetit. Sidomos pas gjysmë-vjetorit ata me të madhe po shpërngulen jashtë shtetit, për ata nxënës nuk kemi informata se ku janë edhe nuk janë të deklaruar se nuk dëshirojnë t’i imunizojnë fëmijët e tyre”, tha Gjykmen Ismail, psikologe në SHF “26 Korriku”

Në ditën e tretë të vaksinimit janë paraparë të vaksinohen 360 nxënës në 14 shkolla, tha drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Publik, Zllate Memedoviq. Gjithashtu, ai njoftoi se të martën vaksinimi në terren nuk ishte i kënaqshëm. Nga gjithsej 455 nxënës që duhej të vaksinoheshin u vaksinuan vetëm 19 prej tyre. Mirëpo, Memdoviq nënvizon se përveç në shkolla, mbi 110 fëmijë janë vaksinuar në institucionet shëndetësore për vaksinim.


Ndërkohë, kohë më parë Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kishte paralajmëruar gjoba ndaj prindërve që nuk lejojnë vaksinimin e fëmijëve. Sipas këtij dikasteri, gjobat do të lëvizin prej 350 deri 650 euro./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Kalo në kategori